Nuk është lehtë të jesh mami dhe të punosh

Life style

Dhe kur pjesa më e madhe flejnë ti zgjohesh, vishesh bukur, grimohesh (fsheh fytyrën tënde të lodhur) dhe nisesh për në punë. Deri sa bëhesh gati e shef duke fjetur engjullin, bebin tënd, dhe zemra thehet, bëhet copa, kur e mendon që do jesh largë nga engjulli për 8 orë; nuk do e ndjesh aromën e saj, nuk do mund ta përqafosh, dikush tjetër do ta ushqejë, do ta ledhatojë e do luajë me të.

Më fal o engjull! Më fal!
Mami më shumë se gjithqka tjetër do të jetë afër teje, të të puthë e të të pëqafojë çdo sekondë e çdo minutë, mirëpo mami duhet të punojë. Kur do të ritesh edhe ti do të bëhesh si mami, atëherë do ja falësh mamit të gjitha, dhe do e ndjekësh rrugën e njejtë. Mami duhet të jetë shembulli që ti duhet të ndjekësh, o engjull!

Nuk paska dashuri më të madhe në këtë botë se sa ajo për fëmijën!/supergrate.net/