Fleckenstein i zhgënjyer nga takimi, ja çfarë i tha Kryemadhi që e acaroi

Kosova dhe Shqipëria

Europarlamentarët të shqetësuar për situatën politikë në Shqipëri, ditën e djeshme zhvilluan takime me drejtues të opozitës.

Raportuesi për Shqipërinë, Knut Fleckenstein, në një deklaratë për mediat nuk e fshehu zhgënjimin e tij nga takimi me kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi.

Eurodeputetit nuk i pëlqeu aspak fakti që Kryemadhi i tha se nuk ka kthim pas për bojkotin e Parlamentit.

Ja çfarë ka thënë Kryemadhi, që ka acaruar Fleckenstein:

Nëse ka stalibitet për krimin në Shqipëri, kjo do të thotë destabilitet për Evropën. Ju e dini shumë mirë ndikimin e grupeve kriminale shqiptare të drogës në Londër, në Spanjë, në Hamburg të Gjermanisë.
Ju veproni si të mendoni. Ne kemi vendosur ta destabilizojmë krimin që të mbrojmë fëmijët tanë dhe nuk kthehemi më pas.
Nëse Merkel apo deputetë gjermanë do ishin kapur duke bashkëpunuar me krimin për të blerë vota, çfarë do ndodhte? Minimalja do të kishte një investigim; ndërkohë këtu ka 2 vjet që dosja nuk hetohet, është bllokuar hetimi dhe po tentohet të asgjesohet.
Deputeti Sloven dha dorëheqjen sepse kishte harruar të paguante një sanduiç”. Këto standarte dhe vlera duam dhe ne në Shqipëri.