Ahmeti: Ivanov mund të ulet në bankën e të akuzuarve sepse po shkel vullnetin e shumicës

Maqedonia e Veriut

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në emisionin “Samo Vistina” në Televizionin Kanal 5, ka theksuar se shumica e qytetarëve dëshirojnë që Maqedonia të ecë para, dëshirojnë paqe, stabilitet, zhvillim ekonomik, prosperitet.

Ahmeti tha se Presidenti Ivanov me këtë çfarë po bën, që po e suspendon vullnetin e Parlamentit, mund të ulet në bankën e të akuzuarve sepse po e shkelë kushtetutën dhe nuk po vepron në bazë të ingerencave që i ka.

Kreu i BDI-së gjithashtu tha se ai personalisht ka trokitur në çdo derë të Europës që të lobon që Maqedonia sa më shpejtë të antarësohet në familjen e madhe europiane.

Ali Ahmeti tha se koncepti i tij është për një Europë të Bashkuar dhe Maqedonia të ketë mardhënie të mira me gjitha shtetet, përfshirë këtu edhe me Rusinë.