Zgjerimi i Bashkimit Evropian, në udhëkryq

Zgjerimi i Bashkimit Evropian, në udhëkryq

05/06/2019 Off
Puna jonë është vullnetare andaj nëse keni mundësi ndihmoni shqip.dk

Këshilli Evropian ta vlerësojë suksesin e Maqedonisë së Veriut dhe të caktojë datën për fillimin e negociatave, tha Presidenti Pendarovski në konferencën rajonale të Klubit të Podgoricës, që u mbajt sot në Shkup.
Kjo, sipas tij, do ta motivojë qeverinë për të zbatuar reformat, por njëkohësisht do të jetë test për kredibilitetin e Bashkimit Evropian.

Pres që menjëherë të caktohet data për fillimin e negociatave për anëtarësim. Ky është një kombinim fitues për të gjitha palët e prekura. Maqedonia e Veriut, qytetarët dhe institucionet e saja marrin një motiv të fortë dhe të përqendrim në reformat, rajoni i Ballkanit Perëndimor merr një sinjal të fuqishëm inkurajues për perspektivën evropiane, dhe Bashkimi Evropian do ta konfirmojë kredibilitetin në lidhje me politikën më të suksesshme të saj, që është zgjerimi- deklaroi Presidenti Stevo Pendarovski.

Nikoqiri i konferencës rajonale ishte ish-Presidenti i Maqedonisë, Branko Cërvenkovski. Pas një mungese të gjatë në paraqitjet publike, ai shmangu përdorimin e emrit të ri kushtetues, Cërvenkovski kujtoi se kompromisi me emrin kushtetues ishte i dhimbshëm dhe dramatik, e gjitha për një qëllimin të vetëm, të zhbllokohet qasja ndaj Bashkimit.

Dështimi për të marrë një datë për fillimin e negociatave në qershor apo korrik do të shkaktojë, një zhgënjim të madh dhe unë dua haptazi të ndaj/njoftoj një shkeljeje serioze të besueshmërisë së Bashkimit Evropian dhe të qeverisë së Maqedonisë në sytë e popullit maqedonas dhe të gjithë qytetarëve të vendin tonë- tha ish presidenti i Maqedonisë, Branko Cërvenkovski.

Në konferencë, fokusi i së cilës ishte zgjerimi i BE-së, morën pjesë ish-udhëheqës të të gjitha vendeve të rajonit. Unanime ishin mesazhet se vendi së bashku me Shqipërinë meriton një datë për fillimin e negociatave. Ish kryeministrja kroate Jadranka Kosor tha se aderimi nuk është i lehtë, por vendit duhet t’i jepet një shans. Ish presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq ka paralajmëruar edhe për rreziqet në qoftë se BE-ja, nuk mbetet konsekuente ndaj politikës së zgjerimit.

Bashkimi Evropian ti intensifikojë negociatat e aderimit dhe të vlerësojë atë që vet e konsideron si angazhim i saj – një njohje sipas meritës së anëtarësimit individual në BE. Rreziku janë vendet e treta, që kanë shprehur motive të interesit në rajonin tonë për të pasur një mundësi të hapur të veprimit, forcat anti-evropiane do të inkurajohen- pohoi ish-presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq.

Pjesëmarrësit në konferencë miratuan një deklaratë të përbashkët duke i bërë thirrje Bashkimit Evropian ti mbështesë përpjekjet e vendeve aspiruese nga Ballkani Perëndimor. Dokumenti do të dërgohet tek institucionet më të larta të BE-së.

Alsat