Zgjatet dita, më shumë dritë, ja kur duhet të lëvizni akrepat e orës

Zgjatet dita, më shumë dritë, ja kur duhet të lëvizni akrepat e orës

25/03/2019 Off
Puna jonë është vullnetare andaj nëse keni mundësi ndihmoni shqip.dk

Ndryshon ora. Më në fund ditët do të zgjasin më shumë, 60 minuta më shumë dritë: ja kur do i lëvizni akrepat. Ora verore më në fund po kthehet, do të kemi një orë shtesë dritë

Pranvera po vjen dhe ndryshimi do të fillojë natën ndërmjet të shtunës 30 dhe të dielës më 31 mars 2019, akrepat do të duhet të lëvizen saktësisht në orën 2:00 të dielën më 31 mars dhe do të gjejmë veten duke fjetur një orë më pak, por gjëja e bukur është se do të kemi një orë shtesë me dritë, kështu që ditët do të jenë shumë më të gjata.

Sidoqoftë, sipas disa shkencëtarëve ka edhe disavantazhe kur ke më shumë dritë, në fakt kthimi i orës verore mund të ndikojë në trupat e njerëzve dhe mund të shkaktojë çrregullime gjumi, vështirësi përqendrimi dhe forma të stresit.

Disa studime shkencore kanë treguar se ndryshimi i orës ndikon në humorin e njerëzve dhe paqëndrueshmëria meteorologjike e pranverës ndikon edhe më shumë. Sidoqoftë, kjo ndodh vetëm gjatë ditëve të para pas ndryshimit të orës dhe pastaj situata bëhet e rregullt dhe ne mund të gëzojmë plotësisht të gjitha avantazhet e orës verore./Bota.al