Ylli i Serie A: “Ronaldo s’mund t’i fitojë ndeshjet i vetëm, unë e preferoj Messin”

Ylli i Serie A: “Ronaldo s’mund t’i fitojë ndeshjet i vetëm, unë e preferoj Messin”

17/07/2018 Off

Postimi është lexuar 134 herë!

Sulmuesi i Napolit, Lorenzo Insigne, ka thënë Cristiano Ronaldo nuk do të mundë t’ia fitojë i vetëm ndeshjet Juventusit, duke shtuar se para portugezin e preferon Lionel Messin e Barcelonës.

27-vjeçari gjatë një interviste për mediat italiane preku pothuajse të gjitha çështjet e nxehta të kësaj vere, që nga transferimi i Ronaldos te Juventusi, kalimi nga mësimet e Sarrit, i cili mori drejtimin e Chelsea, te shpjegimet e Ancelottit dhe normalisht foli edhe për të ardhmen e tij.

“Ronaldos i uroj mirëseardhjen, por jam shumë kurioz të shikoj se si do të ambientohet me futbollin në Serinë A. Ai nuk mund t’i fitojë ndeshjet i vetëm. Personalisht unë preferoj Messin, por vlerat e portugezit nuk vihen në diskutim. Ekipet italiane kanë mbrojtje të fortë, por ai pikërisht ndaj bardhezinjve në Champions tregoi se është një fenomen, gjithsesi kampionati është i gjatë, të shikojmë. Ndoshta Juventusi do ta aktivizojë portugezin në Champions League, që është edhe objektivi primar i tyre. Gjithsesi mendoj se ne do të jemi ekipi anti Juve”, deklaroi Insigne.

Sa i takon ish-trajnerit të tij, Sarri, i cili e drejtoi Napolin për tre sezone, 27-vjeçari ka vetëm fjalë pozitive.N dërkohë që Ancelottin e cilësoi si përforcimin më të mirë për të kaltrit.

“Ajo që realizuam falë Maurizios në tre vjet është e jashtëzakonshme. Duhet ta falënderojmë për punën e madhe që ka bërë për të gjithë ne. Ancelotti e vlerëson punën e bërë nga Sarri dhe këtë e kombinon me përvojën e tij. Një gjë më ka çuditur nga Carlo, thjeshtësia e tij në sjellje. Ai kërkon gjithmonë të bisedojë me ne dhe të krijojë lidhje duke synuar të formojë një grup të fortë. Tani me trajnerin e ri të gjithë janë më të qetë, edhe presidenti De Laurentiis. Përforcimi ynë më i mirë është pikërisht Ancelotti”, u shpreh sulmuesi napolitan.

Lidhur me të ardhmen dhe me agjentin e tij, Raiola, i cili u prish gjumin tifozëve napolitanë, Insigne i qetëson duke pohuar se nuk kanë pse të shqetësohen, pasi nuk ka ndërmend të largohet.

“Mund të qëndroni të qetë sepse Raiola i largon lojtarët nga një skuadër, vetëm kur janë ata vetë që e kërkojnë një gjë të tillë. Ai nuk vepron kurrë pa pyetur më parë lojtarin dhe unë nuk kam aspak ndërmend të largohem nga Napoli”, u shpreh Lorenzo Insigne