“WSJ”: Teknologjia që do të na ndryshojë jetën në 2019

“WSJ”: Teknologjia që do të na ndryshojë jetën në 2019

21/01/2019 Off
Puna jonë është vullnetare andaj nëse keni mundësi ndihmoni shqip.dk

Teknologjia do të na ndryshojë jetën në 2019, shkruan gazeta e njohur amerikane “Wall Street Journal”, që e fillon shkrimin e saj me një përmbledhje të zymtë të 2018-ës.

“Nuk ka shumë gjëra që do të mund të ishin më të këqija për industrinë teknologjike, ku Zuckerberg kërkoi falje për disa probleme të privatësisë, ndërsa automjetet me vetëngarje nuk janë treguar aq të sigurta dhe Elon Musk ngushëllohet në Twitter, ku citon se viti i ardhshëm të sjellë një kthim në optimizëm, që teknologjia është vërtet pozitive për botën”, shkruan WSJ, transmeton ATA.

Ja dhe lista e pritshmërive për vitin 2019:

– Rrjeti 5G arrin nëpër shtëpi: Pas disa vitesh pritjeje, rrjeti 5G do të bëhet zyrtar në disa qytete tashmë në vitin 2019 në një masë të gjerë, ndërsa prodhuesit e ndryshëm të telefonave celularë kanë premtuar celularë më të përshtatshëm.

– Pasojat e privatësisë në Facebook: Pas skandalit janë në pritje të çështjeve të para të hapura nga Komisioni Federal i Tregtisë, por edhe nga Komisioni Evropian.

-Zhdukja e njerëzve nga supermarketet: Pas ‘’Amazon Go’’ formati do të shpërndahet edhe në mesin e konkurrentëve. Me pak punonjëse në arkat e pagesës në supermarkete dhe më shumë telekamera. Njerëzit do të bëjnë pazar online pa u paraqitur fizikisht nëpër dyqane.

– Automjetet me vetëngarje që shpërndajnë produkte: Me furnizimin e picave ose të birrave përmes “frigoriferëve me rrota”. Kjo risi pritet të fillojë nga kompania CES në Las Vegas.

– Me shumë kanale “streaming”: Ka shumë gjasa për zgjerimin e kanaleve Disney + shërbimi i transmetimit të kolosit të argëtimit, me një ofertë që varion nga Marvel a Star Wars deri në Pixar.

– “Fortnite” do të ndryshojë botën e lojërave: Suksesi i videolojës më popullore në botë do të ndryshojë në mënyrë të pashmangshme tregun, me konceptin e videolojës më shumë në rrjetet sociale.

– Shëndeti në shënjestër të kolosëve HI-TECH: “Nëse keni një smartwatch ose një pajisje për palestër, ka një probabilitet të mirë që të dhënat tuaja shëndetësore të përfundojnë në kontakt me sektorin e madh HI-TECH”.

– Telefoni i përthyeshëm për t’u futur në xhep: Një risi për përdoruesit e cila pritet të përhapet në masë falë evolucionit teknologjik.