“Welcome to NATO”

Bota

Zv/kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani sot në një fotografi të përbashkët me Sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg e ka hapur derën e NATO-së për Maqedoninë duke ju thënë “Mirëserdhët në NATO”. Edhe Osmani ka cituar Stoltenbergun duke e shkruar “Welcome to NATO” një shpresë e madhe për qytetarët e Maqedonisë veçanërisht për shqiptarët pasi nga sot e tutje do të ndjhen më të sigurt dhe më krenarë në këtë shtet.

Nga ana tjetër Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, pas takimit me kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev, vlerësoi pozitivisht marrëveshjen me Greqinë rreth çështjes së emrit. Stoltenberg edhe një herë theksoi se pas finalizimit të marrëveshjes vendi do të hyjë në NATO.

“Problemi me emrin bënte hije një kohë të gjatë në rajon, tani kemi mundësi për një të ardhme më të mirë. Marrëveshja shërben si shembull për të tjerët se si për të konsolidohet paqja dhe stabiliteti. Pres që në samitin pas dy javësh, të ftoheni në negociata për anëtarësim, ndërsa pas finalizimit të marrëveshjes, të hyni në NATO. Pa e finalizuar, nuk mund ta bëni këtë. Dera e NATO-s është e hapur, mos e humbni këtë mundësi”, theksoi Stoltenberg.

“Republika e Maqedonisë ndërtoi ura për të zgjidhur mosmarrëveshjet me vendet fqinje. Marrëveshja me Greqinë hapi procesin që më në fund të bëhemi pjesë e NATO-s. Hap pas hapi, në vetëm një vit vendi ynë ka arritur atë që askush nuk mund të kishte parashikuar. Vullneti i fortë për të zgjidhur mosmarrëveshjet na solli shumë lajme të gëzueshme. Tani kemi për çfarë të bashkohemi. Le të themi “po” të ardhmes sonë”, tha ndër tjerash Zaev./TS/