Vuçiq: 22 vende të BE-së e kanë njohur Kosovën, ka interesa të ndryshme në marrëveshje

Vuçiq: 22 vende të BE-së e kanë njohur Kosovën, ka interesa të ndryshme në marrëveshje

27/01/2019 Off

Presidenti serb, Aleksander Vuçiq, po cilëson se raportet mes Prishtinës dhe Beogradit janë në një fazë të stagnimit.
Vuçiq sonte u përkujdes të kujtojë se problemi mes Kosovës dhe Serbisë, nuk mund të krahasohet me atë që se fundmi u zgjodh, mes Greqisë dhe Maqedonisë, transmeton lajmi.net.

“Problemi ishte vetëm për emrin. Problemet tona me Prishtinën janë se raportet tani janë në një fazë të stagnimit”, ka thënë ai.

Sipas Vuçiq, palët dëshirojnë të gjejnë një zgjidhje, mirëpo se problemet nuk mund të krahasohen me njëra tjetrën.

Presidenti serb tutje tha se 22 nga 27 vendet e BE-së e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, dhe në një situatë të tillë sipas tij, interesat e shqiptarëve dhe palëve tjera luajnë rol të rëndësishëm.

“Ka interesa edhe të palëve të tjera, interesa të shqiptarëve, mirëpo edhe interesa ë fuqive të mëdha të cilat nuk duan ta zgjedhin problemin. Ka edhe të tjerë që thonë se duhen ta çojnë në fund procein e bërjës së shtetit dhe se janë të gatshëm ta paguajnë çmimin. Në këtë rast, unë i pyes serbët, sa kemi paguar në të kaluarën për shkak të politikave të gabueshme?”, ka thënë Vuçiq.

Theksojmë se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë kanë hyrë në një fazë tjetër që prej vendosjes së taksës ndaj produkteve serbe.

Beogradi me ngulm kërkon kthimin prapa të këtij vendimi, teksa ka kushtëzuar edhe vazhdimin e dialogut.