Vucic për Kosovën: Zgjidhje, ose shqiptarët do të nervozohen më shumë

Vucic për Kosovën: Zgjidhje, ose shqiptarët do të nervozohen më shumë

02/01/2019 Off
Puna jonë është vullnetare andaj nëse keni mundësi ndihmoni shqip.dk

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, ka deklaruar se nuk ka zgjidhje tjetër për Kosovën përpos arritjes së ndonjë marrëveshjeje që do të jetë e pranueshme si për serbët ashtu edhe për shqiptarët, transmeton gazetametro.net

Kosova duket se ështëçështjemë serioze për Serbinë. Presidenti i Serbisë Vucic, nuk sheh rrugë drejtë Bashkimit europian (BE), pa u gjindur një zgjidhje që do ta pranonin serbët, por edhe shqiptarët e Kosovës. Sipas tij, vetëm kjo gjë sjell paqe dhe se në të kundërtën “nuk mund të ketë paqe”, trasnmeton N1, pjesë e rrjetit amerikan CNN, në Beograd.

“Në të kundërtën s’ka paqe, kuptojeni. Më kuptoni popull dhe silluni të gjithë me përgjegjësi dhe kuptojeni se kjo është e vetmja gjë që e mundshme. Nëse s’ka marrëveshje, shqiptarët do të jenë edhe më nervozë”, ka thënë Vucic, trasnmeton gazetametro.net

“Është e vërtetë se në Kosovë nuk është gjithçka shqiptare dhe është e vërtetë që nuk është gjithçka serbe. Po ashtu, është e vërtetë se duhet të arrijmë kompromis. Ai që s’e kupton këtë do ta çojë Serbinë në tragjedinë më të madhe nga e cila do të dalim të humbur, më të humbur se kurrë më parë”, tha Vucic.

I pari i Serbisë, ka thënë se askush nga lidershipi serb, nuk do konflikte të reja dhe se çështjet problematike midis shqiptarëve dhe serbëve duhet të zgjidhen me dialog dhe paqe.