Vlora Çitaku sqaron në detaje arrestimin e zyrtarit rus

Vlora Çitaku sqaron në detaje arrestimin e zyrtarit rus

10/06/2019 Off
Puna jonë është vullnetare andaj nëse keni mundësi ndihmoni shqip.dk

Çitaku ka thënë se Kosovës i kanë ndihmuar Kombet e Bashkuara në krijimin e shtetit dhe shpalljen e pavarësisë.

Sipas saj, asnjë individ në Kosovës nuk do të bënte ndonjë veprim të gabuar ndaj zyrtarëve të OKB-së.

Çitaku ka treguar detajet se si është arrestuar shtetasi rus, Mikhail Krasnoszchev pjesëtar i UNMIK-ut gjatë operacionit të Policisë së Kosovës në veri duke theksuar se ai i kishte penguar punën e policisë.

Ajo ka folur edhe për dialogun Kosovë – Serbi dhe ka thënë se kjo e fundit është ajo e cila po paraqet kushte për të hyrë në dialog, raporton lajmi.net.

Çitaku i ka kritikuar edhe deklaratat e zyrtarëve serbë ndaj kosovarëve. Po ashtu, ajo ka përmendur edhe fotografinë e publikuar nga deputetja, Flora Brovina duke thënë se ishin vet mediat tona dhe institucionet e drejtësisë kosovare, ato që e zbuluan dhe e bënë publike.

Pjesë nga fjalimi i Çitakut në OKB:

Shumë është arritur në Kosovë gjatë 20 viteve të fundit dhe ka shumë gjëra që OKB mund të jetë krenare, kontributi juaj nuk mund të harrohet ju keni ndihmuar për demokracinë në Kosovë edhe pse sfidat nuk kanë qenë të vogla. I dërguar special i sekretari të përgjithshëm Ahtisari ka propozuar që Kosova të shpallë pavarësinë. Kosova nuk ka shkelë asnjë ligj ndërkombëtar ka pasur të drejtë të shpallë pavarësinë e saj.

Situata në Kosovë në vitin 2019 është shumë më ndryshe nga ajo që ishte 20 vite më parë kur UNMIK erdhi për herë të parë, vendi ynë ka bërë përpjekje të shumta dhe gjithnjë e më shumë po bëhet i riintegruar në Bashkësinë Ndërkombëtare. Stabiliteti dhe siguria janë rritur në Kosovë, dhe ne nuk shohim nevojën për të qëndruar UNMIK në Kosovë. Mekanizmat e sigurisë dhe KFOR garantojnë sigurinë në Kosovë. Jam e sigurt që resurset që UNMIK ndan për Kosovën mund të shfrytëzohen më mirë dikund tjetër. Policia e Kosovës është një organizatë që vepron me standardet më të larta për stabilitet. Ata kanë dëshmuar se janë partnerë kredibil në luftimin e komploteve të rrezikshme.

Operacioni kundër korrupsionit ka ardhur pas hetimeve disa muajsh ku janë hetuar disa grupe kriminale. Ne bazë të dëshmive nga zyra e prokurorit special të Kosovës, Gjykata Themelore në Prishtinë ka autorizuar një kërkesë për bastisjen e disa lokacioneve, shënjestrat kanë qenë në pjesën veriore të vendit. Policia e Kosovës ka bastisur 12 lokacione me fletëarreste. Të dyshuarit e arrestuar janë qytetarë të Kosovës.

Policia e Kosovës nuk është ballafaquar me rezistencë gjatë zbatimit të planit të veprimit me një përjashtim, në Zubin Potok policët u ballafaquan me rezistencë dhe me barrikada të dhunshme. Policët e Kosovë kanë arrestuar shtatë civilë të cilët kanë penguara ata, në mesin e tyre ka qenë një diplomat i nacionaliteti rus, ai ka përdorur automjetin zyrtar për të ngritur një barrikadë me qëllim të parandalimit te policisë së Kosovës për të realizuar operacionin e tyre. Në veturë ai kishte motosharrë. Motosharra është përdorur për t’i prerë drunjtë për të ndaluar policinë e Kosovës, ai e ka vendosur automjetin e tij para këtyre drunjve për t’i parandaluar ata. Ka refuzuar të bashkëpunoj dhe ka mohuar ofrimin e dokumenteve. Pas refuzimit të tij për bashkëpunim, policia e Kosovës e ka arrestuar këtë individ.

Në ditët pasuese, autoritetet e Kosovës i kanë mohuar hyrjen e tij në Kosovë. Më pas ai është liruar. KFOR ka vërtetuar se këto bastisje kanë qenë pjesë e operacionit të Policisë dhe të gjitha autoritetet relevante kanë qenë në dijeni.

Në këtë operacion janë lënduar edhe tre policë kosovarë. Kemi qenë të tmerruar me disa deklarata që janë bërë në Beograd për këtë operacion të suksesshëm.

Ka pasur tendenca të portretizohet si operacion kundër etnik.

Kosova ka qenë nikoqire e një numri shumë të madh të diplomatëve të OKB-së, ata janë miqtë tanë. Asnjë zyrtarë i UNMIK-ut asnjëherë nuk kanë qenë shënjestër e dhunës ose sulmit.

Kjo është përtej mendjes së shëndosh. Personi i arrestuar me dëshirë u bë mburojë e bandave kriminale. Personeli i UNMIK-ut në komunat veriore iu është lëshuar këshill që të punojnë nga shtëpitë atë dite. Kjo asgjë s’ka të bëjë me mandatin e UNMK-ut në Kosovë. Çka do të ndodhte nëse ndonjëri prej neve do të tentonte të parandalojë një operacion policor këtu në Nju Jork apo kudo tjetër në botë.

Ne e gjejmë befasuese se shërbyesi ndërkombëtar i OKB-së i cili ka vijuar trajnimin për sigurinë në terren, befasisht e gjen veten duke barrikaduar rrugët në Kosovë me automjetin zyrtar të OKB-së.

Ai vendosi jetën e policëve tanë në rrezik. Marrë parasysh këtë kërkojmë hetim të OKB-së në këtë sjellje të paprecedentë dhe të rrezikshme. Neve na duket se ligji dhe rendi janë një parehati për autoritet lokale, ajo çka ata dëshirojnë është mbizotërimi i kaosit. Nxitja e luftës është instrumenti i tyre i parapëlqyer. Ne i kemi parë të gjitha, duke filluar nga vrasësit dhe tentimet për vrasje. I dyshuari kryesor për vrasjen e Oliver Ivanoviqit ka gjet vendin e sigurt në Serbi.

Kosova e dëshiron dialogun por jo një proces të kushtëzuar, është Serbia ajo që po vendos kushte.

Kosova ka zbatuar marrëveshjen, e vetmja arsye që nuk po zbatohet Asociacioni është se në komision kanë futur njerëz që janë të kontrolluar nga Beogradi.

Ekziston vetëm një qeveri që ushtron presion ndaj serbëve lokal dhe kjo është qeveria e Beogradit. Kjo qeveri ka arrestuar zyrtarë serbë të Kosovës vetëm për mosbindje ndaj tyre.

Tash jemi më shumë se një shekull më vonë duke i dëgjuar zyrtarët serbë që vjellin urrejtje që përpiqen të rishkruajnë historinë. Kujtojmë kryeministren serbe, e cila na quajti njerëz të dalur nga mali. Ajo çka bëri Flora Brovina është dënuar unanimisht në Kosovë, unë kam qenë njëra nga to që e kanë dënuar, mediat e tona dhe gjyqësori jonë ka thënë se fotografia ka qenë false, dhe jo të tjerët.

Populli i Kosovës nuk do t’i nënshtrohet Serbisë. Republika e Kosovës asnjëherë nuk do të ndalojë rrugëtimin e saj për paqe dhe drejtësi.

Ejani vizitojeni Kosovën dhe shihni përparimin që ju e keni bërë të mundur, ju duhet të jeni ne gjendje që t’i shihni bjeshkët e bukura prej të cilave jemi krenarë prej nga vijmë. /Lajmi.net/