Vija e kuqe për emrin e shtetit të Maqedonisë dhe shqiptarët

Vija e kuqe për emrin e shtetit të Maqedonisë dhe shqiptarët

21/05/2018 Off
Puna jonë është vullnetare andaj nëse keni mundësi ndihmoni shqip.dk

Shkruan Abdulla Mehmeti

Shqiptarët në Maqedoni janë popull autokton, përbëjnë shumicë të konsiderueshme të popullsisë në këtë shtet, afër 40%, që sipas parimeve të së drejtës ndërkombëtare duhet të jenë popull sovran dhe shtetformues, pavarësisht nga lojërat e derisotme të politikës nën influencën serbe dhe ruse, që në Kushtetutën e shtetit të vitit 1991 dhe ndyshimet më 2001, në frymën e Marrëveshjes së Ohrit, shqiptarët definohen si pakicë kombëtare, sikur romët, turqit, vllehët, serbët, boshnjakët, pakicat dhe grupet tjera etnike.

Vija e kuqe përtej së cilës nuk duhet të kalojë faktori politik shqiptar, as faktori tjetër vendës dhe i jashtëm, mund të përcaktohet në këto pika:

1. Nuk duhet të hiqet dorë me asnjë kusht nga emri Maqedoni, për shkaqe të njohura historike.

2. Emri i shtetit i shkruar në OKB dhe dokumentet e rëndësishme të jetë në gjuhën shqipe dhe alfabetin e saj, krahas gjuhës maqedonase dhe gjuhës angleze (për përdorim ndërkombëtar).

3. Emri i shtetit të mos ketë përcaktim etnik dhe fetar, për shkak të përbërjes shumetnike dhe shumëkonfesionale të shtetit.

4. Emri i ri i shtetit ta reflektojë karakterin etnik, historik, kulturor dhe gjuhësor të shtetit.

5. Emri i shtetit të mos ketë përcaktim gjeografik, që me këtë t’i cënojë interesat e shteteve fqinje, sovranitetin dhe integritetin territorial të tyre.

Mbi këto parime duhet të ndërtohet qëndrimi i faktorit politik shqiptar, sidomos në fazën përfundimtare dhe nënshkrimin e marrëveshjes për zgjidhjen e kontestit për emrin e shtetit të Maqedonisë me Greqinë.