Vazhdon gjykimi për dhunën e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë

Vazhdon gjykimi për dhunën e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë

25/08/2018 Off
Puna jonë është vullnetare andaj nëse keni mundësi ndihmoni shqip.dk

Në Gjykatën Penale në Shkup sot do të vazhdojë procesi gjyqësor për ngjarjet në Kuvend nga 27 prilli të vitit të kaluar.

Dje në seancën e parë, fjalime hyrëse kishin prokurorja Vilma Ruskoska dhe avokatët e një pjese të të akuzuarve.

Në këtë rast të pandehur janë tridhjetë e tre persona, tridhjetë e një nga të cilët përgjigjen për “terrorizëm”, ndërsa dy për “ndihmë”.

Në bankën e të akuzuarve në gjykatë janë Luben Arnaudov, Sasho Vasilevski, Kërsto Mukoski, Lupço Dimovski, Johan Tarçullovski, Mitko Çavkov Mitko Peshovski, Dushko Llazarov, Goran Joshevski – Levi Oliver Popovski, Oliver Radullov, Sasho Markovski, Munir Pepiq, Abdulfeta Alimi, Elena Docevska – Bozhinovska, Ivan Cvetanovski Boris Damovski, Bogdan Ilievski – Betmen, Vllado Jovanovski, Igor Durllovski, Stefan Mladenovski, Mihail Mlladenovski, Zakaria Simovski, Mladen Dodevski, Jane Çento, Goranço Angellovski, Igor Jug, Ilia Sllaveski, Vlatko Trajkov, Viliam Mihajllovski, Nikolla Mitrevski – Koljo , Aleksandar Vasilevski – Ninxha dhe Mitre Pitropovski.

Lëndën e udhëheq gjykatësja nga krimi i organizuar, Dobrilla Kacarska, ndërsa janë caktuar 37 terminë për seancë kryesore.