Vazhdojnë ti shohin shqiptarët ose si naiv ose si indian

Vazhdojnë ti shohin shqiptarët ose si naiv ose si indian

29/04/2019 Off

Shkruan: Ilire DAUTI

Në mungesë të ofertës konkrete për qytetarët shqiptar nga të dy kandidatët e ngelur në garë, Stevo dhe Gordana, për aq sa afrohet 5 Maji, për aq rritet dilema për realizimin e të drejtës së votës. Kjo për shkak se asgjë s’ka ndryshuar në ofertën e tyre. Ata vazhdojnë ti shohin shqiptarët ose si naiv ose si indian.

E qartë,që atyre ju duhen shqiptarët për vota, por nuk arijmë të kuptojmë, për çfarë mund të ju duhen shqiptarëve, Gordana dhe Stevoja. Përveç vardisjes së të dyve në mënyrën e vet me ca fjalë te mira ndaj shqiptarëve, oferta e tyre nuk ka asgjë konkrete për më së paku 80 000 qytetarët, që me votën e tyre në rrethin e parë treguan se janë për shtet për të gjithë, që për fat të keq edhe ditët që lam pas na dëshmuan se shteti asesi të jetë i të gjithëve.

Mungesa e ofertës konkrete të detyron të mendosh që të Dy,të friguar nga humbja, pasi shumë e afert ju duk fitorja në rrethin e parë, janë të interesuar për dështim të zgjedhjeve respektivisht për mos arritje te cenzusit.

Nëse ditët në vazhdim nuk ndryshon qasja ndaj qytetarit shqiptar, kërkesa e tyre për ti votuar vazhdon të mbetet thirrje për ta provuar thellësinë e lumit me të dy këmbet.

P.S. Perëndimi nuk arrihet me mbushje kutish dhe me cenzus të dhunshëm.