Tetova me klimë të futbollit

Tetova me klimë të futbollit

26/05/2018 Off

Ardhmëria dhe perspektiva e një skuadre mvaret nga puna dhe investimi në gjeneratat e reja, keshtuqë,grup-moshat e reja të skuadrës futbollistike Shkëndija nga Tetova , U-18 te cilave u prin traineri Berat Imeri dhe u-19 Bekim Osmani , sot edhe zyrtarisht janë shpallur Kampion të vendit, duke dëshmuar se e ardhmja e skuadres futbollistike “Shkëndija” e Tetovës, ka avenurë të ndritshme.

S`do mend se ky sukses është edhe më i madh, kur të kihet parasyshë se vitrinat e skuadrës futbollistike të Shkëndijës do ti zbukurojnë kupat e kampionatit për grupmoshat U-18 dhe U-19.

Federata e Futbollit të Maqedonisë caktoi Ajetali Dervishin-Tushi, i cili është ne Komision të grup-moshave në FFM, që ekipeve në fjalë t`ua dorëzoj titujt për suksesin historik të aritur sivjet.