Të burgosurit e Maqedonisë kërkojnë amnisti, nëse e njëjta pranohet për të burgosurit e 27 prillit

Të burgosurit e Maqedonisë kërkojnë amnisti, nëse e njëjta pranohet për të burgosurit e 27 prillit

28/10/2018 Off

Postimi është lexuar 45 herë!

Të burgosurit që kontaktuan me “A1on” paralajmërojnë grevë në të gjithë burgjet nëse ndodh amnistia për ndonjë nga politikanët dhe ish-funksionarët. Ata thonë se nuk mund që kriminelët e mëdhenj të ecin lirshëm dhe vazhdimisht të amnistohet mes veti, ndërsa të tjerët për thithje të marihuanës apo qebapë të vjedhur dhe ajvar të burgosen me vite nëpër burgje.

Të burgosurit ankohen se edhe në amnistinë e dhënë për rreth 800 të burgosur nuk është aplikuar ndaj tyre për shkak se nuk kanë qenë në burgje ekzekutive. Për këtë shkak, në vend se Qeveria të mendojë për politikanët nga opozita, ata kërkojnë të përmirësohet drejtësia dhe të jepet amnisti e jashtëzakonshme për të gjithë të burgosurit që kanë pasur vendim përfundimtar para vitit 2017, dhe që nuk janë amnistua.

“Ne jemi të burgosur të cilët ende nuk jemi amnistuar, dhe na takon amnistia. Disa nga ne janë të dënuar pa dëshmi dhe mbajtëm dënime në kushte më të këqija, pa nxehje, pa asnjë të drejte, dhe na është ndaluar e drejta e shërimit”, ankohen të burgosurit.

Ata thonë se nëse Qeveria e LSDM-së i amniston kriminelët e vërtetë të VMRO-DPMNE-së të gjithë të burgosurit në të gjithë burgjet do të kërkojnë që në procedurë për amnisti apo falje për shkak se nga Qeveria e VMRO-DPMNE-së, siç thonë ata, të gjithë jemi të dënuar me dënime më të larta pa fakte. Ata cekin se nëse nuk ju jepet e njëjta siç i jepet VMRO-DPMNE-së, të gjithë të burgosurit në të gjithë burgjet do të hynë në grevë dhe nuk do ta përkrahin partinë që e udhëheq Zoran Zaevi.

Me Ligjin për amnisti i cili u miratua më 15 janar të këtij viti, lirohet nga burgu rreth 815 persona me vendim përfundimtar, përderisa ulja e dënimit për 30% kapi mbi tre mijë të burgosur. Ligji parashikonte amnisti edhe për kryesit e vrasjeve, veprave penale për përdhunim, zgjedhje dhe veprat penale kundër shtetit.