Tatli Prizereni

Tatli Prizereni

20/05/2018 Off
Përbërësit:

200gr bollgur (grize),
40gr sheqer,
4 veze,
50gr gjalpe,
3 pako sheqer vanilje,
150gr miell,
125ml qumesht,
500gr sheqer,
1 limon,
250ml uje.

 

Përgatitja:
Ne tenxhere e hedhim qumeshtin shtojme dy pako sheqer vanilje dhe e veme ne zjarr.Duke perzier panderprere me tel kuzhine, ne tenxhere e shtojme bollgurin (grizin). Tenxheren e heqim nga zjarri dhe vazhdojme ta perziejme masen me luge.
Fillojme me pergatitjen e sherbetit. Ne tenxhere hedhim 500gr sheqe ,e shtojme ujin dhe perziejme me luge.
Tenxheren e veme ne zjarr dhe ne te e hedhim lengun e nje gjysme limoni , gjysmen e mbetur te limonit e presim ne rrathe , te cilat i shtojme ne tenxhere.
Ne enen per perzierje e veme gjalpin , shtojme 40gr sheqer dhe sheqer vaniljen e mbetur,i rrahim me mikser.Pasi gjalpi fillon te shkumezohet ne ene , nje nga nje i shtojme vezet. Ne enen per perzierje e shtojme bollgurin e ftohur. I rrahim perseri me mikser , derisa te bashkohet masa .E shtojme edhe miellin dhe pasi bashkohet masa, e fikim mikserin dhe vazhdojme ta perziejme masen me luge.
Taven e lyejme me gjalpe. Masen nga ena per perzierje e marim me dor nga nje cope te vogel dhe i japim formen tatlise (rrumbullake).Taven e veme ne furre ne temperature prej 180 grade per 20 minuta .
Nga sherbeti i nxjerrim copet e limonit . Tatlite i veme ne tenxheren me sherbetin e ftohur . I leme per nje kohe, per ta mpire sherbetin. Me luge, i nxjerrim tatlite dhe i rendisim ne pjate per embelsira.
Per dekorim tatlive i hedhim permbi kokos ose diqka tjeter sipas shijes tuaj.