Tanimë edhe Ali Ahmeti e ka të qartë kush është lideri i opozitës shqiptare

Tanimë edhe Ali Ahmeti e ka të qartë kush është lideri i opozitës shqiptare

30/05/2018 Off

Anketa më e re e prezentuar në Tv Tellma sonte tregon qartë se kush është lideri i opozitës shqiptare.

Dallimi mes Ali Ahmetit dhe Ziadin Selës është vetëm 1% që nënkupton se opozita shqiptare tani më e ka liderin e saj dhe pas 16 viteve që nga 2001 kur Ali Ahmeti u paraqit në skenën politike në R.M është hera e parë që një lider e sfidon dhe me gjasë kur do që të mbahen zgjedhjet Ahmeti do të humb për herë të parë që nga 2001.

Me të drejtë opinioni ditëve të fundit ka kërkuar një përballje mes Ahmetit dhe Selës, por Ahmeti i ka ikur debatit me arsyetimin se nuk din se me cilin të dal se janë bërë shumë lider, anketa e konfirmon se lider i opozitës shqiptare në R.M konfirmohet Ziadin Sela.

Tanimë edhe Ahmeti i ka qartësuar dilemat dhe duhet të pranoj një duel televiziv me liderin e opozitës./Fol/