Studimi: Nëse ke shumë miq atëherë je budalla!

Studimi: Nëse ke shumë miq atëherë je budalla!

07/10/2018 Off

Postimi është lexuar 99 herë!

Nëse ju pëlqen, që në vend të dilni në fundjave me miqtë, të rrini në shtëpi e të kaloni pak kohë cilësore me veten, atëherë sipas shkencës ju jeni më të zgjuar se ata.

Sipas një studimi të ri, kjo dëshirë për t’u “izoluar” mund të jetë një simptomë e faktit që ju jeni inteligjentë.

Satoshia Kanazawa dhe Norma Li, psikologë evolucionistë në Mbretërinë e Bashkuar, kohët e fundit kanë punuar për gjeniun e vetmuar.Të dhënat e tyre zbuluan se ndërsa lumturia e shumicës së njerëzve rritet në korrelacion me një rënie të dendësisë së popullsisë (si dhe me një nivel të lartë të ndërveprimeve shoqërore me të dashurit) njerëzit që janë “jashtëzakonisht inteligjentë” janë në të vërtetë më të lumtur kur nuk shpenzojnë kohë me miqtë e tyre.

Në studimin e tyre thuhet ndër të tjera:

Individët më inteligjentë përjetojnë kënaqësi duke mos qenë shumë aktivë me daljet e shpeshta me miqtë.”

Gjithsesi, sipas një eksperteje në komunikim, Ann Clarkson studimi duhet marrë me rezerva pasi gjithçka mund të jetë e varur nga personaliteti i personave. Pra, mund të ketë njerëz të shoqërueshëm me IQ të lartë ashtu siç ka dhe persona introvertë të cilët janë po ashtu me një IQ të lartë.