Sqarohu President Merko, mileti po pret

Sqarohu President Merko, mileti po pret

23/01/2019 Off

Komuna Strugës në krye me Ramiz Merkon dhe dhe kuadrin e tij, mundohen të zhvendosin vëmendjen e shkeljeve ligjore, krimit dhe skandaleve të Universitetit Shtypshkronjë duke njollosur individë të siç është Albrim Hoxha, se gjoja paska dëmtuar buxhetin e komunës.

E vërteta qëndron aty që Albrim Hoxha është një djalosh kërkues i së vërtetës, një blogger që me postet e tij vendon në siklet komunën për të ju hap sytë opinionit se ç’bëhet me paratë publike dhe djersin e tyre.

Komunës së Strugës i duhet një kontroll i detajuar financiar por me epilog të përfunduar gjyqësor, jo fshehje e lëndëve nëpër sirtarët e arkivit gjyqësor. Redaksia jonë, që shpeshherë ka zbardhur raste korruptive të administratës së komunës së Strugës, mbështet transparencën dhe drejtësinë, prandaj ka disa pyetje që ia adresojmë komunës por edhe këshillit komunal të Strugës;

1. Kur u vendos dhe kur u votua në Këshillin Komunal që komuna ti nënshtrohet një “revizioni të pavarur”?

2. Kur u paraqit tenderi për konkurimin e kompanive që do ta bënin këtë punë?

3. Kush e përpiloj tenderin dhe cilat janë kushtet që duhet të përmbush kompania fituese?

4. A u informua Këshilli komunal për fituesin?

Për të besuar në komunikatën e komunës duhet sqaruar këto pyetje që janë elementare për seriozitetin dhe besimin te qytetarët Struganë.

Do ishte mirë që Kryetari i komunës të sqaroj në opinion dhe qytetarët të tij rreth:

1. Diplomës së tij si “Doktor”.

2. Ku u gjet kapitali për Universitetin Shtypshkronjë dhe në cilën pronë ka qënë vendi ku është ndërtuar godina universitare?

3. Kush i solli studentët kurdë për të diplomuar dhe pse qeveria Turke nuk pranon diplomat e UNS?

4. Kush janë studentët nga Shqipëria dhe cili subjekt politik i sjell aty për të diplomuar?

5. Sa Diploma janë shpërndarë politikëbërësve shqiptar anembanë horizontit shqiptar?

6. Dëmi që i është bërë shoqërisë shqiptare duke u udhëhequr nga një kuadër me diploma të dyshimta?

A mos vallë zoti Kryetar ky është shqetësimi juaj se tash jeni në shënjestër të qeverisë shqiptare, po jeni edhe pengesë e integrimeve europiane!!!!