Spartak Ngjela paralajmëron ndryshimin e madh në Shqipëri

Kosova dhe Shqipëria

Avokati i njohur Spartak Ngjela tha se korrupsioni në Shqipëri është shumë i madh.

Sipas tij amerikanët kanë thënë se do dërgojnë 35 hetues dhe në këtë vend do të ketë një mbështetje të madhe ndërkombëtare.

“Akuza nuk do të thotë gjykim. Nuk e dimë çfarë do bëjnë prokurorët e SPAK dhe se si do strukturohen. Pozitive është që amerikanët kanë thënë se do dërgojnë 35 hetues, ajo që kuptoj unë është se do të kemi një lloj ONM-je, një suport ndërkombëtar profesional dhe mendoj se nuk do të ketë shkelje në hetim. Dua të them që korrupsioni këtu është i madh, dhe mos mendoni se hetimi dhe gjykimi i korrupsionit është i lehtë”, tha Ngjela në ABC.