Sopotasve do t’u paguhen nga 5500 denarë për çdo ditë e kaluar në burg

Sopotasve do t’u paguhen nga 5500 denarë për çdo ditë e kaluar në burg

30/01/2019 Off
Puna jonë është vullnetare andaj nëse keni mundësi ndihmoni shqip.dk

Avokati i shumicës së sopotasve të dëmtuar, Vullnet Paçuku, tha se janë marrë vesh me Qeverinë që çdo sopotasi të dëmtuar t’i paguhet nga 5500 denarë çdo ditë e kaluar në burg apo burg shtëpiak.

“Pasi që dërguam padinë për dëshmpërblimin e Sopotasve, me Avokatin e Shtetit lidhëm një propozim marrëveshje në vlerë prej 5500 denarë për çdo ditë të kaluar në burg apo burg shtëpiak…Përafërsisht për të gjithë të dëmtuarit që kanë vuajtur dënimin me burg, shuma është 1,2 milion euro”, deklaroi Paçuku, për Tv SHENJA.

Dhjetë ditë më parë, siç informoi avokati Paçuku, Ministria e Drejtësisë ka dhënë përgjigje edhe për kërkesën e dëmshpërblimit të katër sopotasve të tjerë që nuk kanë vuajtur burgun. Sikurse për grupin e parë, Ministria e ka refuzuar kërkesën dhe rastin e ka dërguar para instancave gjyqësore. Për momentin, i vetmi të cilit ligji dikton që nuk i takon dëmshpërblimi, është Samet Limani, i dënuari i cili ndërroi jetë pa e pritur lajmin për pafajësinë. Familja ende nuk ka hequr dorë nga kërkesa dhe kanë paralajmëruar ankesa derisa të kenë frymë.