Skandal, Rizvan Sulejmani emërohet dekan i Shkencave Sociale dhe prorektor i Financave në UNT me fakultet elektroteknik

Skandal, Rizvan Sulejmani emërohet dekan i Shkencave Sociale dhe prorektor i Financave në UNT me fakultet elektroteknik

21/06/2018 Off

Valon Bela sërish ka goditur Aziz Pollozhanin për keqpërdorimet në Unversitetin Nënë Tereza në Shkup. Sipas tij rektori Pollozhani ka emëruar mikun e tij Rizvan Sulejmanin dekan dhe prorektor të financave edhe pse nuk i plotëson kushtet.

Ja postimi i plotë i Valon Belës.

Fakti tjetër rreth krimit në Universitetin Nënë Tereza.

1. Rizvan Sulejmani ka diplomuar në Elektroteknikë, ka magjistruar në Filozofi dhe ka doktoruar në Shkenca Politike. Nga kjo divergjencë në ciklet studimore NUK KA të drejtën e ligjërimit si profesor universitar.

2.Sikur kjo të mos i mjaftonte rektorit Aziz Pollozhani, ai mikun e tij, Rzvanin, pa të drejtë e emëron Dekan i Shkencave Sociale. Dhe çfarë ndërlidhje ka Elektroteknika me Shkencat Sociale duhet të na sqaron vetë rektori Pollozhani.

3. Sikur kjo të mos i mjaftonte Azizit, ai i jep mikut të tij Rizvanit edhe një emërim të kundërligjshëm, atë të ProRektorit të Financave.

4. Rizvan Sulejmani akoma është në “upraven odbor” të MCMS-së dhe kështu duke paraqitur qartazi konflikt intetesi.
Kjo gjithashtu shpjegon faktin se UNT shumë projekte i realizon përmes MCMS-së falë Rizvan Sulejmanit.

Më poshtë e keni foton si dëshmi për faktin se Rizvan Sulejmani është në “upraven odbor” të MCMS-së.

Jam në pritje të reagimit të Ministrisë së Arsimi dhe Shkencës rreth intervenimit përmes masave ligjore kundër krimit institucional arsimor.