Siljanovska, optimiste për arritjen e censusit

Maqedonia e Veriut

Kandidatja për presidente e mbështetur nga VMRO-DPMNE-ja Gordana Siljanovska Davkova pas takimit me përfaqësues të partisë “E majta” ka theksuar se në Ballkanin Perëndimor po vjen fundi i politikanëve të cilët aktrojnë demokraci dhe reforma demokratike. Siljanovska tha se reforma nuk mund të bëjnë personat të cilët mbajnë edhe funksione shtetërore. Ajo tha se beson që më 5 maj do të arrihet cenzusi.