“Shoferi i Xhafajt ishte me ekzekutorin e tij momentet e fundit, vrasja ndodhi tek makina VIP”

“Shoferi i Xhafajt ishte me ekzekutorin e tij momentet e fundit, vrasja ndodhi tek makina VIP”

30/06/2018 Off

Vdekja misterioze e shoferit të Ministrit të Brendshëm Xhafaj ka ardhur nga dora e një ekzekutori të panjohur, madje në makinën e ministrit.

Është kjo deklarata e fortë e ish kryeministrit Sali Berisha, i cili përmes një postimi në rrjetin social publikon një denoncim.

Denoncimi në fjalë thotë se Shkëlzen Qordja ka qenë i shoqëruar nga një person ende i paidentifikuar, i cili me gjasa ka qenë dhe personi që ka vrarë 31 vjeçarin.

STATUSI I BERISHES:

Shoferi i familjes mafioze Xhafaj u vra ne makinen VIP
Ai ishte para ekzekutimit me nje person tjeter, eventualisht xhelatin e tij
Lexoni mesazhin e gardistit dixhital! sb
“Pershendetje doktor, Shoferi i familjes Xhafaj, Shkelzen Qordja eshte ekzekutuar tek makina VIP dhe ketu thuhet e sigurt se ai ka qene i shoqeruar nga nje person tjeter sapo te kemi te dhena per personin e dyte do ju njoftoj.”

REAGIM I MINISTRIT TË BRENDSHËM FATMIR XHAFAJ

Jam i shokuar dhe nuk gjej fjalë të ngushëlloj prindërit dhe gjithë familjen e Shkëlzenit për humbjen tragjike të jetës së tij. Kjo ngjarje e rëndë ka shkaktuar një dhimbje të fortë njerëzore për mua dhe për të gjithë ata që punuan dhe e njohën nga afër atë.

U prefsh në paqe, i dashur Shkëlzen!

Nuk është dita sot për mua që të bëj politikë dhe as e ndaloj dot që politika të vazhdojë të merret me mua sot.

Kam humbur krejt papritur një njeri të afërt, i cili si dhe gjithë familja e tij, ishte bërë si pjesë e familjes sime.

Nuk kam asnjë koment për rrethanat e ndarjes së tij nga jeta, sepse prokurorët dhe ekspertët përkatës po punojnë ndërkohë për sqarimin e tyre.

Nëse nuk kam se si u kërkoj hienave politike të mos sulen mbi të vdekurin, u lutem mediave që kanë sadopak ndjenjë njerëzore të respektojnë dhimbjen e prindërve, vellezërve, të afermve e miqve të tij.

Ai ishte një djalë i shkëlqyer, një punonjës i papërtuar e fjalëpak, që la një boshllëk të madh pas vetes dhe nuk e meriton në asnjë mënyrë përbaltjen.

Faleminderit paraprakisht, kujtdo që do ta konsiderojë këtë apel njerëzor!

Deklarata e plote e autoriteteve për vetëvrasjen e Shkëlzen Qordjas

Policia e Shtetit është njoftuar nga Garda e Republikës, rreth orës 09:30 të mëngjesit, në garnizonin e Gardës, është gjetur i pajetë gardisti me detyrë funksionale shofer i Ministrit të Brendshëm, shtetasi Sh.Q., 31 vjeç.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorit të Rrethit Gjyqësor Tiranë, me përbërje oficerë të Policisë Gjyqësore ekspertë mjeko-ligjorë, ekspertë të kriminalistikës dhe hetues të SHÇBA-së.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se në mjetin e Gardës u gjet i pajetë, i ulur në sediljen e shoferit, punonjësi SH.Q. Makina ishte e parkuar në garazhin e caktuar për mjetet e Ministrisë së Brendshme, i cili u gjet i mbyllur nga brenda.

Nga kqyrja rezultoi se në kokën e viktimës ka plagë tejshpuese të shkaktuar nga armë zjarri, me qitje me drejtim nga e djathta në të majtë. Në vendngjarje u gjetën 3 gëzhoja të qitura nga arma automatike tip “MP5”, e cila ishte në dorën e djathtë të viktimës, me levën e ndërrimit të llojit të zjarrit, në pozicionin “qitje breshëri”.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera deri tani në vendin e ngjarjes, dyshohet se viktima është vetëvrarë, me armën e shërbimit.

I ndjeri, ka nisur punë në Gardës e Republikës në datën 29.03.2017 dhe nuk ka qenë asnjëherë subjekt procedimi, pezullimi apo mase tjetër disiplinore.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë është duke punuar për të qartësuar shkaqet e ngjarjes dhe zbardhjen e rrethanave./Gazeta Express