Shkup: Përleshje fizike në autobusin e NQP-së mes nxënësve

Maqedonia e Veriut

Një përleshje fizike mes shkollarëve të mesëm ka ndodhur gjatë pasdites së sotme në autobusin e NQP-së me numër 5 i cili ka qarkulluar në bulevardin “Teodosij Golloganov” për në Qendër.

Nga NQP-ja konfirmojnë se nga ngjarja nuk ka asnjë të lënduar.

“Nuk ka dëmtime të autobusit, as udhëtarë të lënduar”, konfirmojnë nga NQP-ja.

Sipas informacioneve, incidenti në NQP është raportuar në orën 14:30 minuta, ndërsa siç informojnë nga atje me rastin në fjalë po merret Ministria e Punëve të Brendshme.

Nga MPB-ja njoftojnë se pas marrjes së informacionit menjëherë kanë dalë në vend ngjarje dhe kanë arrestuar një pjesë të nxënësve që janë përfshirë në përleshje.