Shkencëtarët besojnë se kanë gjetur një univers paralel

Shkencëtarët besojnë se kanë gjetur një univers paralel

27/12/2018 Off

Shkencëtarët besojnë se mund të kenë kapur një paraqitje të shkurtër të një universi paralel.

Ata kanë parë lëkundje në sinjale nga pikat më të largëta të universit që sugjerojnë se pëlhura e universit tonë është ndërprerë nga një tjetër univers tepër i ndryshëm.

Të paktën ky është përfundimi që kanë arritur hulumtuesit. Sipas disa teorive kozmologjike, universet alternative duhet të jenë të mundshme.

Dr. Chary beson se sinjali që ai ka marrë tregon se ky univers tjetër është jashtëzakonisht i ndryshëm nga ai ynë.

Ai thotë se mund të ketë një raport të grimcave subatomike të quajtur “foto” dhe barionet që janë rreth 10 herë më të mëdha se në universin tonë.