Shkarkohet drejtori i Policisë së Tiranës

Shkarkohet drejtori i Policisë së Tiranës

11/03/2019 Off

Drejtori i Policisë së Tiranës, Kastriot Skënderaj është shkarkuar nga posti që mbante mbrëmjen e së hënës.
Skënderaj është shkarkuar nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, por lajmi është bërë i ditur nga një reagim i ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj në rrjetin social Twitter.

Leshaj shprehet se ky është vendimi i duhur.

Reagimi ministrit Lleshaj:

Vendimi i kreut të Policisë së Shtetit për lirimin nga detyra të drejtuesit të Policisë së Tiranës është reagimi i duhur. Nuk mjafton që Policia të jetë ligjërisht në rregull. Prej saj kërkohet më shumë.

Ajo duhet të jetë dhe me mendje e zemër në lartësinë që e kërkon ndjeshmëria dhe interesi i publikut. Jo si sot, tek rruga e shkollës “Petro Nini”!

Ditën e sotme në kryeqytet një vendim gjykate i formës së prerë për shembjen e një banesë pranë shkollës “Petro Nini” ka sjellë përplasjen mes banorëve dhe përmbarimorëve. Në mbështetje të përmbaruesve ishte edhe Policia e Shtetit, që ka hasur në kundërshtinë e banorëve. Veprimet e Policisë së Shtetit sollën reagime të shumta./tvklan.al