Sherr midis të rinjve në Elbasan, plagosen me thikë dy persona

Sherr midis të rinjve në Elbasan, plagosen me thikë dy persona

28/06/2018 Off

Një përplasje fizike midis të rinjve ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan. Për pasojë ka pasur dy persona të plagosur.

Sipas informacioneve të Policisë, mësohet se dy persona 18 dhe 19 vjeç, janë plagosur me thikë nga një 23-vjeçar.

Njoftimi i plotë i Policisë

Rreth orës 21:45, në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, në ambientet e brendshme të një lokali shtetasit A. Q., 19 vjeç dhe F. T., 18 vjeç ( shokë) banues në Elbasan, për motive të dobëta janë konfliktuar me një shtetas tjetër rreth 23 vjeç.

Si pasoje e konfliktit janë plagosur me thike shtetasit A. Q., e F. T., të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal Elbasan, dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.