Sheqerinska: Referendumi është mundësi dhe përgjegjësi historike

Sheqerinska: Referendumi është mundësi dhe përgjegjësi historike

08/07/2018 Off

Postimi është lexuar 51 herë!

Ministrja e Mbrojtjes, Radmila Sheqerinska, vlerëson se referendumi është një mundësi historike por edhe përgjegjësi historike, ajo është e bindur se shumica e qytetarëve do të jenë “për” identitet maqedonas “për” të ardhmen e vendit dhe “për” anëtarësim në BE dhe NATO.

Shqeerinska theksoi në samitin e NATO-s vendi ta rregulloj gabimin që bëri 1o vite më parë duke humbur mundësinë që të bëhet anëtare e Aleancës.

“Ftesa për në NATO hap një proces çka është e denjë dhe intensive, me çka përfundon një nga dy strategjitë më të mëdha të këtij shteti, anëtarësim në Aleancën më të fuqishme në botë. Ky proces, marrja e ftesës për në NATO do të thotë se shpejtë ekspertët e NATO-s do të vijnë në Maqedoni. Do të bisedojmë për disa gjëra transitore çka duhet ti përmbushim. Nuk presim probleme të mëdha, si në situatën me vendet që më herët janë anëtarësuar si Mali i Zi, Shqipëria dhe Kroacia që procesi u ka zgjatur 3 deri gjashtë muaj, edhe ne në çështjen tonë presim që s’do ketë probleme të mëdha”, tha për Radio Evropa e Lirë ministrja Sheqerinska.

E pyetur nëse Ivanov do të vendos veto për marrëveshjen e emrit, Sheqerinska tha se Ivanov nuk do të vendos veto për marrëveshjen për emrin por do të vendos veto për mundësinë që qytetarët të vendosin vetë për të ardhmen e tyre.