Serbia reagon ndaj mbledhjes së përbashkët mes qeverive në Pejë

Serbia reagon ndaj mbledhjes së përbashkët mes qeverive në Pejë

26/11/2018 Off

Postimi është lexuar 12 herë!

Janë të shumta reagimet nga Serbia për sa i përket mbledhjes së përbashkët mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj së Kosovës në Pejë. Mediat serbe shkruajnë se erdhi dita kur në veri taksa është 100 për qind dhe në jug 0 për qind. Ministri i jashtëm serb Daçiç deklaroi se disa vende krijuan përbindëshin politik në Prishtinë.

Mbledhja e përbashkët mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës në Pejë ka ngjallur shumë reagime në Serbi, ku politikanë dhe mediat kanë bërë deklarata të ashpra. Ministri i jashtëm serb Ivica Daçiç u shpreh se nuk do të çuditej nëse Prishtina do të pengonte anëtarë të qeverisë serbe që të hyjnë në Kosovë, edhe pse kjo është kundër çdo marrëveshjeje të arritur në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas tij vendosja e taksës prej 100 për qind ndaj produkteve serbe është një tregues i qartë se nuk ka një politikë racionale dhe të arsyeshme në Prishtinë, madje tani në Kosovë ka një situatë të një politike të çmendur.

Daçiç këmbënguli se disa vende kanë krijuar një përbindësh politik në Prishtinë. Madje ai kërkon që kryeministri i Shqipërisë Edi Rama të distancohet nga kjo situatë. Politika në Beograd është e bindur se Shqipëria dhe Kosova po planifikojnë të heqin kufijtë mes tyre, ndërsa taksat do të zerohen. E për këtë arsye Serbia nuk ka pse merr pjesë më në takime për bashkëpunim rajonal. Më herët presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç kishte deklaruar se mbledhja më e fundit mes dy qeverive ishte një hipokrizi, për më tepër nga vetë Bashkimi Europian që nuk ka reaguar.

Ministri serb për çështje të jashtme Veljko Odaloviç duke këmbëngulur se Beogradi nuk do të lërë vetëm serbët në Kosovë, shtoi se vetëm Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund ta bëjnë Ramush Haradinaj që të arsyetojë. Edhe mediat serbe janë kanë reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, të bëra sot në Pejë. Portali “B92” raporton për mbledhjen e dy qeverive, duke theksuar fjalët e kryeministrit Rama për taksat: “100% në veri, 0% në jug”. Kryeministri Rama tha se në gjashtë muajt e ardhshëm do të ketë tarifë zero mes Shqipërisë dhe Kosovës.