Sela: Qeveria përveç planit në aspekt të fqinjësisë së mirë dhe të politikës së jashtme, në të gjitha sferat tjera ka dështuar!

Sela: Qeveria përveç planit në aspekt të fqinjësisë së mirë dhe të politikës së jashtme, në të gjitha sferat tjera ka dështuar!

21/01/2019 Off

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela sot ka pritur në takim Lëvizjen Anti-Bixhoz për të diskutuar në lidhje me propozim-ligjin për lojërat e fatit. Pas takimit, Sela në preskonferencë foli edhe për zgjedhjet e parakohshme parlamentare ku sipas ASH nuk është realizuar premtimi kryesor i qeverisë, drejtësi për të gjithë, njofton Fol.

“Qeveria përveç planit në aspekt të fqinjësisë së mirë dhe të politikës së jashtme që më tepër ka qenë meritë e këmbënguljes dhe insistimit të faktorit ndërkombëtar se sa nga këtu brenda, e kam fjalën për marrëveshjen e Prespës, ndryshimit të emrit dhe ndryshimeve kushtetuese, në të gjitha sferat tjera, fushveprimet e tjera, ka dështuar”- deklaroi Ziadin Sela, kryetar i Aleancës për Shqiptarët./Fol/