Sela: Koha që një shqiptar të jetë kryetar i Maqedonisë

Sela: Koha që një shqiptar të jetë kryetar i Maqedonisë

25/01/2019 Off
Puna jonë është vullnetare andaj nëse keni mundësi ndihmoni shqip.dk

Lideri i partisë opozitare Aleanca për shqiptarët Ziadin Sela ka deklaruar sot se mendon se është koha që Maqedonia të ketë një kryetar shiqptar, transmeton Gazeta Metro.

“Aleanca për shqiptarët do të ketë kandidatin e saj. Mendoj se koha është që një shqiptar të jetë kryetar shteti dhe kështu të dërgojmë porosi për një Maqedoni të re, të liruar nga të gjitha paragjykimet. Kështu do të jemi një shoqëri për të gjithë”, ka thënë Sela, transmeton agjenxia Makfax

Sela ka thënë se nuk nuk do të kandidohet në zgjedhjet presidenciale të cilat janë planifikuarë për prill dhe ka theksuar se partia e tij është për zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare (gjë që e ka kërkuar partia më e madhe opozitare VMRO DPMNE).

“Revolucioni i larmishën ka treguar se nuk ka drejtësi, nëse nuk ka paqe. Tash paqe ka, por nuk ka drejtësi, prandaj duhet të kemi zgjedhje, që të pastrohet shteti nga politikanët të cilët i sjellin ligjet për vete në mënyrë që të mos përgjigjen për kriminalitet”, ka thënë Sela.