Sela e fton Ahmetin në debat televiziv, kur të dojë dhe ku të dojë

Sela e fton Ahmetin në debat televiziv, kur të dojë dhe ku të dojë

25/05/2018 Off
Puna jonë është vullnetare andaj nëse keni mundësi ndihmoni shqip.dk

Pas më shumë se një dekade qytetarët e Republikës së Maqedonisë ishin dëshmitarë të duelit të parë televiziv mes liderit të pozitës dhe opozitës në Maqedoni, gjegjësisht mes Kryeministrit Zoran Zaev dhe liderit të opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski.

Por shumë analist dhe opinionist shqiptar menjëherë pas debatit mes Zaev dhe Mickoski, kanë bërë thirrje që një debat i tillë duhet të ndodhë edhe në kampin politik shqiptar në Maqedoni sepse do të hiqeshin shumë dilema që kanë qytetarët shqiptar.

Kreu i opozitës shqiptare në Maqedoni, Ziadin Sela në një prononcim ekskluziv për Agjencinë e Lajmeve Zhurnal fton kreun e Bashkimit Demokratik për Integrim për një debat televiziv para opinionit dhe qytetarëve shqiptar të Maqedonisë.

Sela madje jep atë të drejtë Ahmetit që të zgjedh kohën, mediumin dhe gazetarin që dëshiron që të realizohet debati shumëpritur nga qytetarët shqiptarë të Maqedonisë.

“Unë kam bërë ftesë rradhazi për duel me Ahmetin. Edhe gjatë debateve ku kam qenë i ftuar por edhe gjatë fushatave zgjedhore kam ftuar për duel televiziv. Unë vazhdoj të jem i hapur për debat. Ku të dojë, kur të dojë, në cilin medium të dojë dhe me cilin gazetarë të doj le të zgjedhë Ali Ahmeti dhe unë do jem aty”, ka deklaruar për Zhurnal, kreu i opozitës shqiptare në Maqedoni, Ziadin Sela.

Përballja e fundit televizive mes liderëve shqiptarë ka qenë në vitin 2006 mes kreut të BDI-së Ali Ahmeti dhe ish liderit të PDSH-së, tashmë të ndjerë Arbën Xhaferi./zhurnal