Sallatë Italiane

Sallatë Italiane

20/05/2018 Off
Puna jonë është vullnetare andaj nëse keni mundësi ndihmoni shqip.dk

Përbërësit:

pak sallatë jeshile e copëtuar
1/4 filxhan domate qershi të copëtuar
1 fetë e hollë qepë të kuqe
4 kokrra ullinj jeshil ose të zinj
1 spec të copëtuar
1/4 filxhan piper të kuq
1/4 filxhan lulelakër turshi
1/3 filxhan tranguj
1/4 filxhan Mocarela e copëtuar
1/2 filxhan spec djegës turshi
2 feta proshuta Vaj ulliri, kripë dhe uthull

Përgatitja:
Vendosni sallatën jeshile në një pjatë të madhe dhe sipër vendosni të gjitha perimet e copëtuara, proshutën dhe djathin mocarela dhe mos harroni ullinjtë sipër. Në një tas të vogël përzieni bashkë kripë, piper, uthull, vaj ulliri dhe me masën që përfituat spërkasni sallatën që përgatitët.