Sali Berisha sulmon ashpër Ramën, Thaçin dhe Baton Haxhiu

Sali Berisha sulmon ashpër Ramën, Thaçin dhe Baton Haxhiu

09/05/2019 Off

Ish kryeministri Sali Berisha ka sulmuar ashpër këtë të enjte kryeministrin Edi Rama, Presidentin Hashim Thaçi si dhe gazetarin Baton Haxhiu, duke deklaruar se në samitin e Brdo-Brijunit, më shumë zell për Serbinë e Madhe treguan argatët e mësipërm sesa vetë padroni i tyre, Aleksandër Vuçiç.

Përmes një postimi në rrjetin social, Berisha shkruan se teksa vetë Vuçiç e pranon se ideja e shkëmbimit të territoreve ka dështuar, Rama, Thaçi e “argati in chef” (Baton Haxhiu) vijojnë të insistojnë me këtë ide absurde

“Pas Samitit te Berlinit, ne te cilin treshja e vetme ne historine e botes shkoi si peng per te dhuruar sipas projektit te Beogradit territore te Kosoves padronit te tyre Vuçiç, por qe u damkosen si faqezinj sa askush tjeter ne historine e samiteve nderkombetare dhe moren nje jo te prere per projektin e Serbise se Madhe, u takuan ne Tirane”, shkruan Berisha.

Statusi i plotë i Berishës:

Argatet e Serbise se Madhe me zelltare se Padroni i tyre!

Takohen ne Tirane Zografi Bis, Miladini shqipfoles dhe Argati in Chef!

Miq, Zografi Bis dhe Miladini shqipfoles dhe Argati in Chef, jo veriun por gjysmen e Kosoves jane gati te japin njeri per karrigen dhe tjetri per lekuren e tij.

Pas Samitit te Berlinit, ne te cilin treshja e vetme ne historine e botes shkoi si peng per te dhuruar sipas projektit te Beogradit territore te Kosoves padronit te tyre Vuçiç, por qe u damkosen si faqezinj sa askush tjeter ne historine e samiteve nderkombetare dhe moren nje jo te prere per projektin e Serbise se Madhe, u takuan ne Tirane. Mirepo ne rast se padroni i tyre Vuçiç i tha kombit te vet me pergjegjesine e shtetarit se ne Berlin projekti i Serbise se Madhe, i diskutuar dhe firmosur ne kulisa sekrete me argatet e tij te Tiranes dhe Prishtines, u varros perfundimisht dhe se pasojat e ketij deshtimi serbet do ti vuajne edhe per 20-30 vitet e ardhshme, argatet e tij shqipfoles tregohen me fanatik se padroni i tyre. Keta apatride vazhdojne te mbrojne dhe te tundin njeri per karrigen e vet dhe tjetri per lekuren e tij, flamurin e Serbise se Madhe.

Keshtu pas takimit te tyre ne Tirane, Zografi Bis perdori per zhurmues armen e tij te lindur, fjalorin e ulet, sharjen,gjuhen e halabakut ordiner ndaj te tjereve per te mbuluar aktin e tij antikombetar, antishqiptar.

Kurse Miladini shqipfoles njoftoi padronin e tij se dje ne takimin e argateve te Beogradit ne Tirane ata vazhduan diskutimin e frutshem njeri me tjetrin per projektin e Serbise se Madhe natyrisht duke e maskuar gjithnje ate sipas projektit te kulisave me lojra fjalesh, kesaj here jo me shkembimin, coptimin por me me “bashkengjitjen” e Presheves, Medvegjes, Bujanovcit me territorin e Kosoves.

Miq, keto deklarata deshmojne qarte dhe pa ekuivok se argatet jane me zelltare dhe me fanatik se sa padroni i tyre dhe se qendrojne te gatshem per sherbime ndaj tij deri ne minuten e fundit te jetes se tyre! sb