Rritja e ASH-së demaskoi shumë lojëra dhe pazare të bëra për shumë vite në kurriz të shqiptarëve

Rritja e ASH-së demaskoi shumë lojëra dhe pazare të bëra për shumë vite në kurriz të shqiptarëve

31/05/2018 Off
Puna jonë është vullnetare andaj nëse keni mundësi ndihmoni shqip.dk

Shkruan Remzi Mehmedi

” Rritja e vazhdueshme e ALEANCËS PËR SHQIPTARËT detyroi të demaskohen shumë nga lojërat dhe pazaret e bëra për tërë këto vite mbi kurriz të shqiptarve dhe në interes të grupacioneve të ndryshme të ndara si ” pozitë “, ” opozitë ” dhe ” nisma të reja “. Me ndodhitë e fundit shumëçka po kristalizohet, shumë njerëz të ndershëm do të kuptojnë që kan qenë vite me rradhë të vendosur në lojëra të ndryshme deri te ajo që jan sharë rëndë vllau me vllaun në emër të atyre që i kan shtyrë por vetëm për hesape të tyre dhe jo për ndonjë interes të nivelit të të mirave të përgjithshme dhe të përbashkëta. Po njëjtë do të mund lehtë të kuptohet pse nuk ndodhi ajo që të gjithë e dëshironin në vitin 2016, jo si dëshirë luksi por si nevojë e domosdoshme e që ishte bashkimi i opozitës. Po njëjtë do të mundë lehtë të pyesin vehten çfar duan për të ardhmen dhe pas kësaj do ta kenë shumë më të lehtë për të vendosur edhe ku do të japin kontributin e tyre dhe mbështetjen politike. E ardhmja ndonëse në shikim të parë duket më e turbullt se kurrë në esencë është si kurrë më parë e qartë “