Ronaldo me deklaratë të madhe pas fitores së Juventusit

Sport

Cristiano Ronaldo është deklaruar i lumtur pas suksesit të arritur me Juventusin.
‘Zonja e Vjetër’ falë tri golave të Ronaldos, ka arritur të mposht 3:0 Atletico Madridin në ‘Allianz Stadium’, për të kaluar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Kujtojmë se Atletico ndeshjen e parë në shtëpi e kishte fituar me rezultat 2:0.

“Duhej të ishte një natë e veçantë dhe ishte, ky është mentaliteti i kampionëve”, ka deklaruar Ronaldo pas ndeshjes, përcjell ‘lajmi.net’.

“Juventusi më ka transferuar për këtë, përpiqem të bëjë punën time, ishte një natë magjike”./Lajmi.net/