Rita Ora arrin majat në top listën botërore me albumin “Phoenix”

Rita Ora arrin majat në top listën botërore me albumin “Phoenix”

27/11/2018 Off

Postimi është lexuar 10 herë!

Këngëtarja shqiptare me famë botërore ka publikuar një ditë më parë për të gjithë adhuruesit e saj, albumin më të ri, “Phoenix”. Ky album, i cili vjen pas gjashtë vitesh pritje për fansat e saj, ka bërë që menjëherë pas lansimit të tregojë interes të madh te fansat e këngëtares.

Aktualisht, “Phoenix” renditet i pari në listën e albumeve më të kërkuar në botë, në aplikacionin iTunes. Këtë lajm e ka bërë të ditur edhe vet këngëtarja shqiptare, përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram.