Rinia e Sllupçanit nuk iku nga lufta, po ia mbath nga papunësia (VIDEO)

Rinia e Sllupçanit nuk iku nga lufta, po ia mbath nga papunësia (VIDEO)

05/01/2019 Off

“Prej vitit 2018 deri më tash prej 18-22 vjet kanë lëshuar fshatin Sllupçan dhe gjenden në Gjermani. Pritet që edhe 60 të lëshojnë vendin sepse perspektiva e tyre nuk është në këtë fshat sepse dhe fushën nuk e punojnë sepse edhe po ta punonin nuk kanë se ku t’i plasojnë punimet e tyre. Nuk është vetëm në fshatin Sllupçan por në gjithë rajonin e Kumanovës dhe Likovës e lishojnë vendin edhe pasojat do t’i ndjejmë shumë shpejtë” tha Asani per Lajm.tv.

Fatmir Asani i cili është edhe mjek nw fshat dhe njohës i mirë i rrethanave në rajonin e Karadakut, jep të dhëna për rënien e vazhdueshme të numrit të foshnjeve të posalindura dhe për zvogëlimin e numrit tw nxënësve nëpër shkolla.

“Edhe shkollat po zbrazen, në vitin 1997 në Sllupcan lindnin 80 fëmijë, sot me 800 fëmijë lindin vetëm 35-40 fëmijë kurse ky numër pritet të ulet deri në 15. Disa fshatra janë me 3-4 nxënës në klasët e para, disa me 7-8 e disa me 20. Politikanët duhet të mendohen dhe të bëjnë dicka për këtë situatë që ta punësojnë rininë sepse pa rininë nuk ka perspektivë” u shpreh mjeku Fatmir Asani.

Për largimin e rinisë flasin edhe banorët e Sllupçanit. Një prej tyre tha se rininë nga fshati nuk kishte arritur ta largonte lufta e vitit 2001, por këtë bën mungesa e përspektivës dhe papunësia.

“Papunësi e madhe në fshatin tonë, shumë të papunë, pritet që edhe shumë ta marrin rrugën për në kurbet, shumica kanë shkuar tashmë edhe shumë të tjerë janë në pritje për me ik prej fshatit sepse nuk ka punësinë. Partitë politike nuk kujdesen për rininë. Në vitin 2001 e kemi pas rininë në fshat po tani nuk e e kemi” tha Usam Tasimi, banor i fshatit Sllupçan.

Për shkak të mungesës së perspektivës. të rinjtë e Kumanovës përveç se në Evropë, me të madhe ikin edhe në vendet e Lindjes si në Afganistan dhe Siri, për të punuar brenda bazave te ushtrisë amerikane.

Ndërkohë, një sondazh i fundit i publikuar nga portali Fakulteti.mk, tregon se mbi 83% e të rinjve do të largoheshin nga Maqedonia nëse do të kishin mundësi ta bënin një gjë të tillë./ Gazeta Lajm & Lajm.tv