Reagim i fortë i presidentit të UEFA: Kush nuk e pranon Kosovën përjashtohet nga garat

Reagim i fortë i presidentit të UEFA: Kush nuk e pranon Kosovën përjashtohet nga garat

30/05/2019 Off
Puna jonë është vullnetare andaj nëse keni mundësi ndihmoni shqip.dk

Aleksander Ceferin ka lëshuar një mesazh të fortë për shtetet që nuk pranojnë të luajnë me Kosovën në vendin e tyre. I pari i UEFA-s iu ka bërë të ditur të gjitha këtyre shteteve të respektojnë hedhjen e shorteve dhe të luajnë me Kosovën, kudo që iu bien goglat. Azerbajxhani, Rumania, Greqia, Rusia e Spanja, janë disa prej shteteve që nuk e njohin Pavarësinë e Kosovës.

“Obligohen të gjitha ekipet që të pranojnë të luajnë kundër kombëtares së Kosovës ose klubeve të saja siç hedhet shorti, qoftë në territorin e vet ose në atë të Kosovës”, ka thënë Ceferin, shkruan Washington Post.

Së fundi, Spanjës iu mor organizimi i Raundit Elit për U17, pasi nuk pranoi të lejojë Kosovën të paraqitet me simbolet shtetërore