Ramush dyshi

Ramush dyshi

21/01/2019 Off

NGA: KIMETE BERISHA

Në këtë gazep u nisa me shku deri në Irzniq, ku e ka kry shkollën fillore Ramushi.
E bana njet me ja gjet librezën e fillores.

Mbasi shkova aty deri afër, i pashë do fytyra t’vrazhdta, m’u ftofën këmbët, do parandjenja negative, u tuta, thashë n’sekond i tregojnë Ramushit se u interesu njana për notat e t’ua, e masandej shpina ma butë se barku.

Shoqni të Deçanit nuk kam me ma çu të fotografume me viber librezën e kuqe të Ramushit n’gjimnaz.

Shumë më intereson me ditë a ka qenë Ramushi nxënës më i mirë se Atifetja.

Jam e sigurt se për dallim nga Atifetja, ky në muzikë e ka pas 5.
Se, sistemi ynë arsimor kurrë s’e ka bë hesap muzikën dhe vizatimin, aty ku falen notat me t’madhe.

Heej, as muzikë s’e ke 5 a?

Muzika është qejf hajgare edhe kur është muzikë serioze. S’ka nevojë m’u shkollu për mu bë gili, mili, pili.
Por s’jemi veç ne shqiptarët. Edhe Shakirës mësuesi i muzikës i kish pas thënë e ke zërin si të ‘dhisë’, po qe tash mundet me ndodh zëri ‘i dhisë’ e bashkon Mitrovicën.

Sevdaja e taksës ka fillu me na lshu.
S’na përmbush më.
Taksa ndaj produkteve serbe më nuk mjafton.

Naj ofertë më atraktive, diçka më interesant a ke?
Ramush Haradinaj ka kujtu se neve na mban sevdaja e taksës ndaj Serbisë e nuk bëjmë zë.

Neve asnjë sevda nuk na mban gjatë, ne jemi ata që kurrë nuk bëhemi rehat se nuk jemi të kënaqun me kurgjë sepse kemi shumë shqetësime.

Ramushi ka miliona, nuk na kupton.
Si kastravec dallohet prej popullit fukara;
Rrogën 3,000 euro, plus merr pension invalidor, plus ngjitet bjeshkëve aq ‘invalid’ që është. Do me thënë, është grykës, nuk lë gjë pa përvetësu.

Ka pas para tij, shumë më të poshtër, por kanë vepru me një perde, nuk e kanë reklamu bash kështu haptas si ky pasuninë misterioze.

E çifti i ti, që mangut veç thitë i ka, mësimdhënësve u tregon çka është mirë për ta dhe ua minimizon grevën.

Mësimdhënësit kanë probleme, rrogat e vogla, kushtet e vështira, punojnë me gjenerata që nuk e dinë prindin e Zotin hak.

Me gjenerata që në shtëpi non stop ‘grijnë e prejnë’ personazhe të animuara në internet, kurse në shkollë ‘i shkatërrojnë’ live personazhet e gjalla, e ‘hanë’ ‘njëri-tjetrin’, si te ‘Gangster paradise’.

Për të qenë sot mësimdhënës, duhet me qenë psikolog i lindur edhe me ju lut Zotit me t’i
ruajt mendtë, aq shumë arrogancë ka në shkollat tona.

Se ne robërit kujtojmë se liri është me qenë arrogant.

Më shumë u del punë mësimdhënësve me prindër sesa me nxënës, prindërit duan ‘rezultate’ të menjëhershme për fëmijët e tyre, kujtojnë se kur e çon fëmiun në shkollë me mercedes, ai nxënës duhet me qenë edhe A Class.

Kur nana e çon fëmiun me buzët e saj të fryera me silikon, e veshur me bundë të bardhë, të cilës më lehtë i bie çerpiku sesa pupla e bundës, nuk ka kohë për muhabete me mësimdhënës, se ka me shku në fitnes.

Mësuesin ajo e sheh si shegërt, si shërbëtor personal, prandaj veç i jep urdhëra dhe e merr në pyetje.

Për ironi, nxënësit më të mirë gjithmonë kanë qenë ata më të varfërit, fukarenjtë e shkretë kanë shkru edhe poezi.

Këtu nga ‘aradha e arrogancës’ përjashtohen nxënësit e fshatrave, me të cilët është kënaqësi me punu, sepse ata dinë respekt dhe nuk janë mendjemëdhenj.
Ata të përshëndesin edhe pa të njoft.

Diciplina e munguar në shtëpi, lypset në shkollë. Kaos. Aq kohë e keqe u ardh, një vjet me shkru pa ndal nuk kryhet tregimi për dramën e arsimit.

Mësimdhënësit janë legjenda
të gjalla veç pse ia dalin pa u çmend, edhe ish kanë mirë me angazhu në secilën shkollë nga një mjek me ju ndejt gati, sepse sistemi atyre ua rrënon shëndetin, e sistemin në arsim e bën Ministria e Arsimit e jo shkollat.

Nxënësve mos u kërkoni falje që s’po mbahet mësimi, se mësimdhënësit e kanë përkrahjen e tyre të pakufijshme veç në këtë pikë, m’u pyet nxënësit shkolla mshelet krejt.

Se nxënësit nuk mërziten për mësim, prej se u çel shkolla e parë shqipe, gjithmonë ka qenë kënaqësi mos me mbajt mësim.

E mbaj mend edhe veten (anipse kam qenë nxënësja më njësh në Mitrovicë 😉) sa u gëzojsha kur vërshonte Mitrovica nga shirat, veç mos me shku në shkollë, jo pse e urrejsha shkollën, por e dojsha më shumë lojën, qëllimi
ish mos me ndal lojën.
Sepse Zot i fëmiut është loja e jo matematika.
Besa edhe i joni.
Kujtimet tona më të bukura janë lojë.

Prandaj, çdo mësim që nuk shprehet në mënyrë argëtuese, është i padëshirueshëm.
Sikur shkrimet, shkrimet teorike ju nuk i lexoni, por kërkoni shkrime që edhe ju informojnë, edhe ua qesin gazin.

Ramushi u ofroi mësimdhënësve lëmoshë, se ata i duken kurrkushi, çuditet çka kanë, pse nuk u
mjaftojnë atyre 20 euro plus.

Edhe më keq mundohet ta ndajë edhe Sindikatën e Arsimit në katunde.
Është depresive kur ju shohim të ndaheni në katundari ‘jo Juniku ndëpren grevën, jo Mushtishti’.

Kush është kundër grevës së mësimdhënësve, është milioner, është politikan ose i urren mësimdhënësit sepse ka qenë ngelës.

Kush prej politikanëve del kundër grevës, duhet me ja publiku librezën shkollore 😢.

Me më dëgju mu’, greva le që vazhdon, por merr edhe përmasat e dietës, vazhdohet me grevë të urisë, se kështu arrihen dy qëllime përnjëherë në kohë më të shpejt: edhe tëhollohen mësimdhënësit, edhe rriten rrogat.

Edhe dyshat e Rambos nuk fluturojnë nga libreza.

P.S.
Sporte të rënda ka lyp, sporte të rënda po gjen:
– Amerika ta ka mshel derën;
– Mësimdhënësit t’u kanë çu n’greva;
– Kirurgët n’greva!
– Fukarallëk i madh;
– Pasiguri e madhe;
– Punëtorët e privatit trajtohen si skllevër; tregtarët sillen si skllavopronarë;
– Nuk e di qeni t’zotin;
– Populli po ikë sa po mundet nga Kosova (e ti po e mban fshehtë);
– Ajri i papastër;
– Muzika e keqe;
– Plus ti as Zotit s’po i besojshe!
Shko ‘mytu’ 😂.