Rama: Sot mësim historik për çdo politikan

Rama: Sot mësim historik për çdo politikan

30/06/2019 Off
Puna jonë është vullnetare andaj nëse keni mundësi ndihmoni shqip.dk

Më e rëndësishme se sa vota është sot Shqipëria tha kryeministri i vendit Edi Rama pasi votoi në Surrel me bashkëshorten e tij.

“Shumë herë më e rëndësishme Shqipëria dhe mësimi historik që kjo ditë do t’i japë të gjithëve se sa vota. Kjo ditë konfirmon se me popullin nuk luhet, se sovraniteti nuk është një fjalë boshe, kush tenton t’ia marrë popullit sovranitetin nuk ka fund tjetër veç fundit. Rëndësi ka që qytetarët të votojnë ose jo, por të respektojnë të drejtën e kujtdo për të votuar apo jo.

Sipas Ramës, këto janë zgjedhjet që i dhanë një mësim politikës se intereso kombëtar është mbi çdo interes personal.

“Historia e solli që këto zgjedhje më shumë se sa zgjedhje për kryetar të jenë zgjedhje për fëmijët tanë. Sot është dita që ju jep një mësim historik çdo politikani dhe çdo partie politike. Kurrë më interesat e një pale nuk i bien ndesh interesit kombëtar”,tha ai.