Rama: Nuk ka kompromis, zgjedhje lokale do të ketë me ose pa opozitën

Rama: Nuk ka kompromis, zgjedhje lokale do të ketë me ose pa opozitën

29/03/2019 Off
Puna jonë është vullnetare andaj nëse keni mundësi ndihmoni shqip.dk

Tiranë, 28 mars – Kryeministri shqiptar, Edi Rama sot nga foltorja e Parlamentit në Tiranë dhe e porositi opozitën se kompromis nuk do të ketë dhe se me ose pa të në Shqipëri do të mbahen zgjedhjet lokale.

Ai shtoi se mospjesëmarrja eventuale e Partisë Demokratike dhe e Lëvizjes Socialiste për Integrim në zgjedhjet lokale të parapara për 30 qershor, do të jetë në dëm të vetë partive.

“Sot, si edhe paraprakisht, dëgjuam se nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet. Kjo është punë e tyre. Për të mirën e tyre është të marrin pjesë në zgjedhje. Nënkuptohet, Shqipërinë nuk e respektojnë nëse emrat e partive nuk janë në fletëvotimet, por dëm më të madh i shkaktojnë vetvetes. Do të marrin pjesë ose jo, zgjedhjet lokale do të mbahen në datën e caktuar. Ne do të fitojmë edhe në ato komuna ku ata do të drejtohen dhe do të qeverisim më mirë prej tyre”, porositi Rama.

Ai iu përgjigj opozitës dhe kërkesave për dorëheqjen e tij, për formimin e qeverisë kalimtare dhe për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

“Zgjedhje të parakohshme parlamentare nuk do të ketë. Neve populli na e besoi mandatin deri në vitin 2021 dhe për këtë nuk ka negociata”, theksoi Rama.

Nga foltorja kuvendore Rama vlerësoi se opozitarët janë barbarë dhe endacakë.

“Ata le të mbeten në rrugë, aty ku janë. Rruga zgjedh rrugën, aty edhe le të mbeten, derisa ne vazhdojmë në rrugën të cilën e ndërmorëm që t’i udhëheqim shqiptarët”, tha Rama.