Racaj: Maqedonasit nuk pranojnë shqiptarët në njësitin special ‘Ujqit’, nevojitet ndërhyrje politike

Racaj: Maqedonasit nuk pranojnë shqiptarët në njësitin special ‘Ujqit’, nevojitet ndërhyrje politike

18/08/2018 Off

Gjenerali Muhamet Racaj një ditë më parë tha se pengesa e vetme e mungesës së shqiptarëve në njësitin special “Ujqit”, është marrëveshja politike mes partive të bllokut maqedonas dhe atij shqiptar në pushtet. Sipas tij, ka shumë ushtarë të aftë shqiptarë që nuk e marrin avancimin e duhur vetëm për shkak të përkatësisë etnike, percjell Pa Censure.

Atje nuk kemi asnjë shqiptarë sepse janë disa rregulla dhe disa pengesa edhe politike që dikush aty nuk dëshiron të ketë shqiptarë. Por edhe atmosfera që është krijuar në atë njësi është që të mos ketë shqiptarë. Gjejgësishtë është një metodë me njësitë speciale, ku nëse kolegtivi nuk të pranon, dhe nuk ka besim në ty që të jesh në ekipin e tyre, atëherë nuk mund të pranohesh. Atmosfera te njësitë speciale Ujqit është e tillë që të mos pranohen shqiptarët- tha gjenrali Muhamet Racaj.

Por a janë shqiptarët të aftë që të jenë pjesë e këtij grupi?

Shqiptarët janë, kanë qenë dhe do të jenë të aftë të marrin pjesë. Vetëm duhet vendim politik.

Tek njësiti special “Renxherët” shqiptarët janë të përfaqësuar me vetëm 0.3 % ndërsa në njësitin “Skorpionët” ka gjithashtu një numër shumë të vogël të ushtarëve shqiptarë./AlsatM/