Qeveria vazhdon të mos e respektojë gjuhën shqipe

Qeveria vazhdon të mos e respektojë gjuhën shqipe

21/06/2018 Off
Puna jonë është vullnetare andaj nëse keni mundësi ndihmoni shqip.dk

Qytetarët shqiptarë të Maqedonisë do të duhet ende që lajmet në ueb-faqen e Qeverisë fillimisht t’i lexojnë në gjuhën maqedonase, pasi që versioni në gjuhën shqipe nuk përditësohet në kohë reale. Ndonëse Qeveria premtoi përpara tre muajve se e njëjta do të rregullohet për dy muaj, megjithatë pos disa përkthimeve të disa kategorive, gjendja është e njëjtë, shkruan Portalb.mk.

“Ende po punohet, kemi përkthyer disa pjesë, e dimë që s’është funksionale, por nuk do të kisha mundur t’u jap afat se kur do të mundet të mbarojë e njëjta”, thotë për Portalb.mk, zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski.

Për dallim prej përpara një muaji, në ueb-faqe tani janë përkthyer programi i Qeverisë, biografitë e kryeministrit dhe kabinetit të tij, ndërkaq arkivi me seancat qeveritare ende nuk është përkthyer tërësisht.

Kategoritë për shërbime si dhe ajo për kontakt me Qeverinë, vazhdojnë të jenë tërësisht në gjuhën maqedonase.

Pos kësaj, Qeveria e Maqedonisë vazhdon që edhe kumtesat nëpër media t’i dërgojë vetëm në gjuhën maqedonase, përveç kumtesave për mbledhjet e Qeverisë, të cilat i dërgon në shqip, por jo në kohë reale.

Shembullin që duhet ndjekur Qeveria, nëse s’do ta ndjekë atë të presidentit që s’ka fare version të faqes në gjuhën shqipe, është ai i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, i cili ka ueb-faqe funksionale në 4 gjuhë (maqedonisht, shqip, anglisht dhe frëngjisht).

Kontradikta është në atë se Qeveria nuk mundet që të mirëmbajë ueb-faqen në gjuhën shqipe, por Ministria e Arsimit, Ekonomisë, Vetëqeverisjes Lokale, Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Shoqërisë Informatike dhe Administratës, por edhe Sekretariati për Çështje Evropiane dhe Sekretariati për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, kanë ueb-faqe funksionale pos në maqedonisht edhe në shqip, transmeton Portalb.mk.

Sa për krahasim, ueb-faqja e Qeverisë së Republikës së Kosovës, respektivisht ajo e Zyrës së Kryeministrit është në tre gjuhë: shqip, anglisht dhe serbisht. Ueb-faqja e qeverisë së Serbisë është në: serbisht, anglisht dhe italisht.

Sipas ligjit të ri për përdorimin e gjuhëve, i cili është bllokuar nga Ivanovi dhe ende s’ka hyrë në fuqi, institucionet obligohen që ueb-faqet e tyre t’i kenë edhe në gjuhën e 20-të përqindëshit (shqipe).

Sipas Preambulës së Kushtetutës së RM-së, Maqedonia është konstituuar si shtet nacional i popullit maqedonas në të cilin sigurohet barazia e plotë dhe bashkëjetesa e përhershme e popullit maqedonas me shqiptarët, turqit, vllahët, romët dhe kombësitë tjera që jetojnë në RM.

Neni 1 i Amendamentit V të Kushtetutës së RM-së përcakton qartë: “Në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë dhe në marrëdhëniet e saj ndërkombëtare, gjuhë zyrtare është gjuha maqedonase dhe alfabeti i saj cirilik. Gjuhë tjetër që e flasin së paku 20% e qytetarëve, gjithashtu, është gjuhë zyrtare dhe alfabeti i saj, siç është përcaktuar me këtë nen… Çdo qytetar në komunikim me ministritë, mund ta përdorë njërën nga gjuhët zyrtare dhe alfabetin e saj, ndërsa ministritë përgjigjen në gjuhën maqedonase dhe alfabetin e saj cirilik, si dhe në gjuhën zyrtare dhe alfabetin të cilin e përdor qytetari…”.

Nga sa gjuhë i kanë ueb-faqet ministritë?

Zv/kryeministrat

Zv/kryeministri për Çështje Evropiane – maqedonisht, shqip, anglishtZv/kryeministri për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit – maqedonisht, shqip, anglishtZb/kryeministri për Çështje Ekonomike – maqedonisht

Ministritë

Ministria e Mbrojtjes – maqedonisht, shqip, anglishtMinistria e Punëve të Brendshme – maqedonisht, shqip, anglishtMinistria e Drejtësisë – maqedonisht, shqip, anglishtMinistria e Ekonomisë – maqedonisht, shqip, anglishtMinistria e Vetëqeverisjes Lokale – maqedonisht, shqip anglishtMinistria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor – maqedonisht, shqip, anglishtMinistria e Bujqësisë – maqedonisht, shqip, anglishtMinistria e Arsimit dhe Shkencës – maqedonisht, shqipMinistria e Shëndetësisë – maqedonisht, shqipMinistria e Punëve të Jashtme – maqedonisht, anglishtMinistria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës – maqedonisht, anglishtMinistria e Financave – maqedonisht, anglishtMinistria e Punës dhe Politikës Sociale – maqedonisht, anglishtMinistria e Transportit dhe Lidhjeve – maqedonishtMinistria e Kulturës – maqedonisht