Qeveria Kurti nuk ndalet, shkarkoi sekretarë të ministrive dhe bordin e drejtorëve të Telekomit

Kosova dhe Shqipëria

Kabineti qeveritar i kryesuar nga kryeministri Albin Kurti morën vendim që gjithë sekretarët e përgjithshëm nga ministritë e prekura nga riorganzimi, do të kalojnë në listën tepricë, ose të ricaktohen në pozitat ekuivalente.

“Sekretarët e përgjithshëm nga ministritë e prekura nga riorganizimi, sipas vendimit numër 145 të datës katër shkurt të vitit 2020 të Kuvendin të Kosovës për zgjedhjen e Qeverisë, kalojnë në listën tepricë sipas legjislacionin në fuqi për shërbimin civil. Pika dy, sipas pikës një të këtij vendimi, ministritë e prekura nga riorganizimi janë Ministria e Punëve të Jashtme d he Diasporës. Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Ministria e Financave dhe Transfereve, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Ministria Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit. Pika tre, Qeveria e Kosovës do të shqyrtojë mundësinë e ricaktimit në pozita ekuivalente, apo do t’i trajtojë sipas rregullimit ligjor për nëpunësit tepricë në pajtim me ligjin në fuqi… Zotëri Izedin Bytyqi në përputhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës të datës 19 shkurt 2020 i është vazhduar mandati… Si Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale ricaktohet si Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Ambientin”, u shpreh Kurti.

Qeveria ka shkaruar edhe Bordin e drejtorëve në Telekomin e Kosovës, ndërsa kryeministri Albin Kurti tha se janë plotësuar të gjitha kushtet për një vendim të tillë. “Sipas nenit 19.3 Qeveria duhet të i shkarkojë drejtorët menjëherë, nëse ka arsye për të besuar se kanë shkelur detyrat financiare. Duke pasur parasysh raportin e Zyrës Kombëtare të Auditimit në faqet 9-10 dhe 20 deri në 27, Qeveria vëren se drejtorët kanë lejuar shpenzime të tepërta, punësime e gradime pa kriter. Si dhe kontrata për mallra dhe shërbime në kundërshti me nevojat dhe zotimet e ndërmarrjes, për ulje shpenzimesh dhe rritje të hyrash. Rrjedhimisht Qeveria konstaton se ka arsye për të besuar se drejtorët kanë shkelur detyrat financiare, për çka duhet të shkarkohen. Përfundimisht pika katër e rezultues së Kuvendit të Kosovës, gjithashtu kërkonte shkarkimin e drejtorëve të Kosovës”, theksoi kryeministri Kurti. Qeveria në mbledhjen e sotme ka shfuqizuar edhe vendimin e mëhershëm, ku ministrat dhe zëvendësministrat përfitonin mjete financia re pas përfundimit të mandatit. Koalicioni qeverisës shfaqi dallime në mënyrën e ndarjes së mjeteve financiare për KQZ-në në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarin e Podujevës. Kabineti qeveritar në mbledhjen e sotme, po ashtu vendosi që të ndryshohet rregullorja për fushat e përgjegjësisë në Zyrën e Kryeministrit dhe ministrive tjerë. Me anë të kësaj do t’i shtohen kompetencat kryeministrit dhe do të ketë kod të ri të mirësjelljes për të emëruarit politik.(INA)