QENI I SHARRIT – DELTARI ILIR, KURRË NUK MUND TË BËHET RACË SLLAVE, SERBE E RUSE

QENI I SHARRIT – DELTARI ILIR, KURRË NUK MUND TË BËHET RACË SLLAVE, SERBE E RUSE

19/01/2019 Off
Puna jonë është vullnetare andaj nëse keni mundësi ndihmoni shqip.dk

Deltari Ilir ose Qeni i Sharrit është qen autokton në trojet shqiptare, në Ilirinë antike. Ky qen njihet prej shumë kohësh, dhe përmendet në historinë e Ilirisë ku njihet edhe me emrin Qeni Dardan.

Deltari Ilir – Qeni Ilir
Deltari ilir është plot fuqi, i madh, këndrejtë, qimegjatë, i pazëvendësueshëm, ruajtës i mirë, i fuqishëm, me pamje të vendosur, me kokë masive dhe ndërtim të thukët, me këmbë të fuqishme dhe muskulore. Ka shikim të zjarrtë, inteligjent dhe i guximshëm. Ka karakter të pa djallëzuar është i ashpër kur e kërkon nevoja, por jo agresiv.

TRUPI
Lartësia: te mashkujt – 67-75 cm ndërsa te bushtrat – 60-70 cm
Pesha: te meshkujt – 40–60 kg ndërsa te bushtrat – 30–45 kg Tek qentë mbi 50% të ekzemplarëve dominon lartësia 70 cm ndërsa te bushtrat 66 cm.

KOKA
Gjatësia e kokës te qentë është 27-32cm mesatarisht 30cm ndërsa te bushtrat 24-29 cm mesatarisht 27cm. Proporcioni kafkë-turi, te qentë 17,4cm : 12,6cm te bushtrat 15,3cm : 11,7cm, raporti 60:40 turiri përbën 2/5 e kokës kurse kafka 3/5 te qentë ndërsa 5/9 te bushtrat.

NGJYRA
Te Deltari ilir dominojnë disa varietete të ngjyrave ku sipas përqindjes dominojnë:Ngjyra Vidra apo Tigër me 30%, ngjyrë hiri me të gjitha varietetet 20%, ngjyrë e verdhë me turi të zi 20%, ngjyrë e Bardhë 20%, dhe Kontra maska 10%.

QIMJA
E gjatë.

KARAKTERI
Deltari Ilir është i shoqërueshem me njeriun, i ashpër por jo agrasiv.

Në përgjithësi është i qetë, por kur paraqitet rrezik për kopenë, për objektin apo pronarin e tij, atëherë shndërrohet në kundërshtar të frikshëm. Deltari ilir ndryshe nga racat e tjera që janë besnik ndaj pronarit dhe ndaj familjes. Deltari ilir lidhet dhe e don vetëm pronarin gjatë gjithë jetës së tij.