Pushtimi tetovar i shijes së akulloreve

Pushtimi tetovar i shijes së akulloreve

23/06/2019 Off
Puna jonë është vullnetare andaj nëse keni mundësi ndihmoni shqip.dk

Kur flitet për akulloret, mjeshtërit duhet kërkuar në Tetovë. Por tetovarët ka vite që nuk kanë pritur myshterinjtë vetëm në qytetin e tyre.

Janë shpërndarë gjithandej, jo vetëm ku ka shqiptarë, për të ofruar shijen unike të kësaj ëmbëlsire të ngrirë. Recetën e mbajnë sekret.

“Rinia” dhe “Elida” janë dy ëmbëltoret emblematike të Prishtinës. Të dyja kanë vite që janë në kryeqytetin e Kosovës, e pa to menyja në këtë pjesë të gastronomisë do të ishte pakrahasuar më e varfër. Të dy kanë pronarë brezin e tretë a të katërt të familjeve tetovare që merren me këtë punë, shkruan sot Koha Ditore.

Mënyra e punës ka ndryshuar rrënjësisht. Rrëfimi i tyre lejon të shkohet deri aty ku s’preket sekreti që ka bërë shumë njerëz t’u mbesin besnikë këtyre dy ëmbëltoreve.

Nami në Serbi dhe zhvendosja në Kosovë

Asim Ibrahimi po jep gjithë energjinë e tij në menaxhimin e pikës së re të ëmbëltores “Rinia”, që është hapur buzë rrugës kryesore në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë.

“Rinia” e parë në Prishtinë erdhi nën “Kurriz”, pas luftës së fundit në Kosovë, në një pjesë që mbante namin e viteve ’90, si pjesë në cilën ishte e fokusuar e gjithë rinia studentore e kryeqytetase, kur serbët kishin zaptuar qendrën e qytetit.

Por emri “Rinia” nuk lidhet me këtë. Gjyshi i Asimit, Isniu, ishte i pari që kishte shkuar nga Tetova në Serbi, në Obrenovac, në vitin 1947.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)