PSP-ja, nga simbol i luftës kundër krimit në zhgënjim

PSP-ja, nga simbol i luftës kundër krimit në zhgënjim

16/07/2019 Off
Puna jonë është vullnetare andaj nëse keni mundësi ndihmoni shqip.dk

Nga mbështetja e pa-rezervë gjatë themelimit të saj përmes protestave të Revolucionit shumëngjyrësh dhe shndërrimit të saj në simbol të luftës ndaj krimit, Prokurorja Speciale u gjet në shënjestër të kritikave të qytetarëve.

Pas dorëheqjes së Katica Janevës dhe marrjes së telefonit celular për të hetuar komunikimin e saj të mundshëm me Boki 13, reagimet nëpër rrjetet sociale kanë qenë të shumta. Shumë persona të cilët nuk hiqnin nga trupi bluzat me mbishkrimin PSP në vitet kur iu dha mbështetje e fuqishme për ta çuar deri në fund luftën ndaj krimit dhe korrupsionit, tani janë të zhgënjyer me zhvillimet e fundit.

Profesori universitar dhe ish-kandidat për President, Blerim Reka ka shkruar se qëllimi për të cilin u themelua Specialja në vitin 2015, nuk është përmbushur.

Qëllimi i themelimit të Speciales nuk u përmbush: për tri vite, vetëm një i burgosur nga 90 të akuzuar për 18 raste mega-korruptive. Specialja pësoi disfatë përballë gjykatave të rregullta . Vetëm me Prokurori Speciale, pa Gjykatë Speciale, beteja ishte që në fillim e humbur. E pa-përkrahur politikisht, e bojkotuar nga gjyqësori dhe së fundi me bastisje policore të kreut të saj; epilog më i padëshiruar i krijesës së Përzhinos, as që mund të pritej- thotë Blerim Reka, profesor universitar.

Rreth ngjarjeve të fundit ka ironizuar edhe aktori Sasho Tasevski. Në statusin e publikuar në faqen e tij në Facebook shkruan se në krye të PSP-së është Orce Kamçev, ndërsa Boki 13 ministër i Punës dhe Politikës Sociale: marr nga të pasurit dhe i jap vetes.

Gruevski drejtor i Burgut të Shutkës. Mukovski portier kryesor në të njëjtin burg. Kamçev në krye të PSP-së. Mijallkov kryetar i Gjykatës së Lartë. Zaev ministër i jashtëm për komunikime në telefon. Oliver Spasovski, kryepershkop i Maqedonisë së Veriut. Ahmeti ministër i transportit të substancave psikotrope dhe ndërtimeve pa leje. Pendarovski ministër për marrëdhënie dashurore. Boki 13 ministër i sociales: Marr nga të pasurit dhe i jap vetes……- pohoi SashoTasevski- aktor.

Duke qenë se në 24 orët e fundit emri i Janevës dhe ai i Boki 13 po përmenden krah njëri-tjetrit, gazetari Branko Geroski ironizon rreth lajmeve të publikuara se prokuroria si prova posedon video materiale.

Po, po, video materiale ka… edhe atë për film të metrazhit të gjatë. Për Oscar- tha BrankoGeroski- gazetar.

Rrjetet sociale janë mbushur me batuta edhe nga qytetarët, të tilla si: “Charlie zgjohu, sepse engjëjt e kanë përzier punën”, “ Nga reality shoë, përmes CNN-it maqedonas për të përfunduar në Shutkë” “ Prada apo drejtësi”.

Evi Shkopi